Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke nënvizuar se presidenti Donald Trump nuk po shpreh kërcënime të zbrazëta.
“Irani ka një zgjedhje. Zgjidhni me mençuri, sepse ky president nuk bën shaka, mund të shihni çfarë i ndodhi Soleimanit apo Maduros”, tha Hegseth.
Ai iu referua Qassem Soleimanit, udhëheqësit të Pasdaranëve të vrarë në vitin 2020 gjatë mandatit të parë të Trumpit, dhe ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i kapur nga SHBA-të në Karakas dhe dërguar në Amerikë.
Hegseth shtoi se ushtria iraniane “është e turpëruar dhe e poshtëruar, dhe me të drejtë”.
Ai paralajmëroi se sulmet do të rriten gradualisht: “Sot do të shohim numrin më të lartë të sulmeve që nga dita e parë e këtij operacioni.
Nesër, edhe më shumë se sot, dhe pastaj Irani do të duhet të bëjë një zgjedhje”.
Gjatë konferencës, Trump theksoi se Irani mund të “shkatërrohet brenda një nate” dhe se SHBA-të kanë një plan që mund të godasë çdo urë dhe termocentral në vend deri nesër në mesnatë.
Ai nuk sqaroi nëse kjo nënkupton një përshkallëzim të menjëhershëm të konflikti ose një paralajmërim strategjik.
Situata tensionuese ngre pyetje mbi intensitetin e operacioneve ushtarake amerikane dhe reagimin që mund të ketë Teherani në ditët në vijim.
The Geopost

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit
Rusia shkurton fondet për shëndetësinë, ndërsa rrit shpenzimet ushtarake për vitin 2027
Putini po nxiton ta detyrojë Ukrainën të pranojë një marrëveshje të pafavorshme para ndryshimit të Kongresit
Ushtarët britanikë do të mund t’u kundërpërgjigjen forcave ruse nëse sulmohen gjatë misionit në Ukrainë
Polonia krijon një brigadë të posaçme ushtarake për mbrojtjen e kufirit me Kaliningradin rus
Ukraina do të investojë deri në 1 miliard euro nga huaja e BE-së në projekte të përbashkëta të mbrojtjes