Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Alarmi amerikan për sigurinë nxit masa të reja dhe përplasje politike në Shqipëri

The Geopost April 3, 2026 3 min read
Share the news

Një ditë pasi Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëroi se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë ndërmarrë masa shtesë sigurie.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Nancy VanHorn, vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku janë vendosur pajisje kontrolli të prodhuara në SHBA.

“Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare”, u tha në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.

Ambasada u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri “të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, ndërsa Qeveria shqiptare reagoi duke theksuar se agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë “nuk e kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim.

Paralajmërimi i Ambasadës amerikane dhe qëndrimi i Qeverisë sollën reagime të institucioneve dhe të politikës. Opozita e cilësoi paralajmërimin shumë serioz dhe kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ndërsa shumica, ashtu si Qeveria, tha se nuk ka vend për panik.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi gjatë seancës në Kuvend që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm për të dhënë llogari se çfarë masash janë marrë për të garantuar sigurinë.

“Rama të japë shpjegime pse e cilësoi hamendësim paralajmërim e SHBA-së, a ka koordinim mes partnerëve ndërkombëtarë për çështjen dhe çfarë informacionesh ka shkëmbyer Qeveria shqiptare me SHBA-në, a ka një vlerësim zyrtar të institucioneve shqiptare për situatën e sigurisë?”, pyeti Bardhi.

Ministri Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, tha në Kuvend se Shqipëria është një kontakt të vazhdueshëm me SHBA-në dhe NATO.

“Ne i ndjekim me shumë vëmendje deklaratat e partnerëve tanë, jemi në kontakt me ata këtu dhe në Uashington, jemi në kontakt me NATO-n. Nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar”, tha kryediplomati shqiptar.

Edhe ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, u shpreh se paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së ishte një njoftim i zakonshëm dhe nuk ka vend për shqetësim.

“Ambasada amerikane ka bërë thirrjen për të gjithë qytetarët e saj, e bën për të gjithë Evropën. Nuk e ka specifike për Shqipërinë”, u shpreh Nufi.

Pas debateve në Kuvend, reagoi Presidenca shqiptare duke theksuar se “presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe informohet prej tyre për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjitha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë”.

Sipas Presidencës shqiptare, të gjitha institucionet janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situatës dhe bashkëpunimi institucional dhe ai me partnerët ndërkombëtarë është në nivele tejet të larta.

Paralajmërimi i Ambasadës amerikane erdhi pak javë pasi hakerë të lidhur me Iranin kryen sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri, dhe pasi Kuvendi shqiptar e shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit.

Marrëdhëniet midis Iranit dhe Shqipërisë janë të tensionuara dhe praktikisht të ngrira prej se Shqipëria u ofroi anëtarëve të grupit opozitar iranian, MEK (që njihet edhe si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit), strehë të sigurt, mbi një dekadë më parë.

Shqipëria po ashtu e mbështet luftën e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, kundër Iranit, e cila nisi më 28 shkurt.

Tags: Irani SHBA Shqipëria

Continue Reading

Previous: “Dhunë, kërcënime dhe parregullsi”, BE alarmohet për zgjedhjet në Serbi, kërkon hetim të menjëhershëm
Next: Aleatët përfshirë Kosovën paralajmërojnë sanksione ndaj Iranit në rast të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit 9 min read
  • Ballkan

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

The Geopost May 19, 2026
Biserko: Vuçiq përdor “botën serbe” për të ushtruar ndikim në rajon 3 min read
  • Ballkan

Biserko: Vuçiq përdor “botën serbe” për të ushtruar ndikim në rajon

The Geopost May 18, 2026
Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës

The Geopost May 18, 2026
Avokati serb rreth skandalit në policinë serbe: Zvonko Veselinoviq kushtëzonte pushtetin me vota dhe mbështetje partiake 2 min read
  • Ballkan

Avokati serb rreth skandalit në policinë serbe: Zvonko Veselinoviq kushtëzonte pushtetin me vota dhe mbështetje partiake

The Geopost May 18, 2026
Robelli: Studentët serbë po ndjekin gjurmët e nacionalizmit serbomadh 2 min read
  • Ballkan

Robelli: Studentët serbë po ndjekin gjurmët e nacionalizmit serbomadh

The Geopost May 18, 2026
Memorandumi për Kosovën, Videnoviq: Studentët serbë po ecin në gjurmët e nacionalizmit të Sheshelit 3 min read
  • Ballkan

Memorandumi për Kosovën, Videnoviq: Studentët serbë po ecin në gjurmët e nacionalizmit të Sheshelit

The Geopost May 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.