Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Irani rekruton 12-vjeçarë si ‘luftëtarë që mbrojnë atdheun’

The Geopost March 28, 2026 4 min read
Share the news

Irani ka bërë të ditur se fëmijë, nisur prej moshës 12-vjeçare, mund të anëtarësohen në programin e ri “për luftëtarët që mbrojnë atdheun”.

Skema e rekrutimit është raportuar nga disa media iraniane dhe është prezantuar nga një zyrtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, që është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara më 26 mars.

Rahim Nadali, zëvendësdrejtori i Gardës për sektorin e Kulturës në Teheran, ka thënë përmes një njoftimi televiziv se programi është përgjigje ndaj kërkesës së madhe të publikut për t’iu ndihmuar ushtarëve që po përballen me “agresion global”, duke iu referuar sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite.

Ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë, e cila nuk ka leje për të operuar në Iran.

“Ne e kemi lansuar një plan që e quajmë Për Iranin, e ai është plan për luftëtarët që e mbrojmë atdheun”, ka thënë Nadali. “E kemi caktuar moshën minimale në 12 e lart”.

Mediat iraniane kanë raportuar se në mesin e detyrave për rekrutët do të përfshihen patrullimet dhe “turnet në pika kontrolli”.

Diçka e tillë mund t’i rrezikojë fëmijët. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i kanë sulmuar pikat e kontrollit që i takonin milicisë Basij, degë e Gardës Revolucionare, e angazhuar për shtypje brutale të disidencës në Iran.

Një thirrje e Basijit për rekrutim, e publikuar në mediat iraniane për programin Për Iranin, shfaqte fëmijë që shihet se janë në grup-moshën e synuar të projektit, duke qëndruar mes flamujve iranianë teksa raketat e djegura rrëzohen nga qielli.

“Rritje në numër”

Ende nuk është bërë e qartë nëse synimi për rekrutim ka qenë përpjekje për të rritur mbështetje, përgjigje ndaj uljes së numrit të personelit ushtarak, apo kombinim i të dyjave.

Një mbrojtës iranian i të drejtave të fëmijëve i ka thënë Radios Evropa e Lirë se rekrutimi i fëmijëve në këtë shtet nuk është “fenomen i ri” mirëpo këtë herë po ndodh në shkallë më të gjerë.

“Basij ka rekrutuar vazhdimisht fëmijë dhe adoleshentë. Sa u përket pikave të kontrollit që po diskutohen aktualisht, tema ka marrë më shumë vëmendje për shkak të numrit”, ka thënë Hamid Farahani me seli në Londër.

“Fatkeqësisht, shumë prindër mund të pajtohen me këtë rekrutim”, ka thënë ai.

“Nëse prindërit e shohin se fëmijët e tyre po joshen, ata duhet të tentojnë t’i bindin”.

Irani ka histori të rekrutimit të fëmijëve për role në siguri ose edhe role luftarake përfshirë për luftën e viteve ’80 me Irakun. Histori të fëmijëve që i sakrifikuan jetët e tyre për t’i shkatërruar tanket irakiane janë mësuar në shkollat iraniane si mënyra të indoktrinimit.

Më 2017, agjencia ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch ka raportuar se Irani është duke rekrutuar fëmijë afganë për të luftuar në Siri. Aty është thënë se fëmijët, nisur prej 14 vjeç, kanë shërbyer në njësite afgane të mbështetura nga Irani, që kanë shërbyer përkrah forcave besnike të presidentit të atëhershëm Bashar al-Assad në luftën civile shtetërore. Kjo agjenci pati publikuar edhe fotografi të varrezave të tetë fëmijëve që kanë vdekur në fushëbeteja të ndryshme siriane.

Së fundmi, Irani është akuzuar për përdorimin e të miturve për të ndihmuar në shtypjen e protestave të vitit 2022 Gra, Jetë, Liri. Në ato protesta, qindra njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale janë parë fëmijë të veshur me uniforma Basij dhe pajisje tjera në rast trazirash. Qendra iraniane e bamirësisë, Shoqëria e Imam Aliut, pati thënë se fëmijët janë nga familjet e varfra dhe se atyre po u ofrohen “disa pako me ushqim” për punën e tyre.

Në mesin e detyrave tjera të reditura në skemën aktuale të rekrutimit përfshihen edhe “shpërndarja e pajisjeve që u nevojiten luftëtarëve si dhe përkujdesja për shtëpitë e shkatëruara nga sulmet e armikut”, ka raportuar mes tjerash media shtetërore iraniane.

Tags: Irani SHBA

Continue Reading

Previous: Putini futet në xhepat e oligarkëve, kërkon fonde për luftën në Ukrainë
Next: Fushatë propagandistike: Të rinjtë në Rusi përfshihen në prodhimin e dronëve luftarakë

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit 3 min read
  • Botë

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

The Geopost May 19, 2026
Rusia po i detyron ushtarët e plagosur të rikthehen në luftime edhe pse nuk janë shëruar plotësisht 2 min read
  • Botë

Rusia po i detyron ushtarët e plagosur të rikthehen në luftime edhe pse nuk janë shëruar plotësisht

The Geopost May 19, 2026
Trump: SHBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja 2 min read
  • Botë

Trump: SHBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

The Geopost May 19, 2026
Teknolgjia Brave1, Ukraina prodhon bombë ajrore me kokë luftarake 250 kilogramëshe 2 min read
  • Botë

Teknolgjia Brave1, Ukraina prodhon bombë ajrore me kokë luftarake 250 kilogramëshe

The Geopost May 19, 2026
NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë 1 min read
  • Botë

NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë

The Geopost May 18, 2026
Pesë mënyra se si lufta e Iranit do ta ndryshojë përgjithmonë Lindjen e Mesme 8 min read
  • Botë

Pesë mënyra se si lufta e Iranit do ta ndryshojë përgjithmonë Lindjen e Mesme

The Geopost May 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.