Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

“SHBA do të shkatërrojë termocentralet”, Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit

The Geopost March 23, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur një ultimatum prej 48 orësh për Irani që të “hapë plotësisht” Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se në të kundërtën SHBA do të godasë dhe shkatërrojë termocentralet e Iranit, një përshkallëzim i rëndë që rrit ndjeshëm tensionet në rajon.

Deklarata u bë nga Trump në rrjetin social Truth Social më 21 mars në orën lokale 19:44, duke e bërë situatën shumë të ndjeshme në një zonë strategjike për furnizimet globale me naftë. “Nëse Irani nuk e HAP PLOTËSIHT, PA KËRCËNIM Ngushticën e Hormuzit brenda 48 ORËSH, Shtetet e Bashkuara do të godasin dhe do të shkatërrojnë plotësisht TERMONCENTRALET E TYRE, DUKE NISUR NGA MË I MADHI”, shkroi presidenti amerikan, pa specifikuar se cilat termocentrale do të jenë në shënjestër.

Ky paralajmërim vjen një ditë pas deklaratës së tij se po shqyrtonte “uljen e intensitetit” të operacioneve ushtarake, ndërkohë që Pentagoni kishte dislokuar mijëra trupa shtesë tokësore në rajon përmes luftanijeve të marinës, një veprim që disa media e raportuan si rritje e pranisë ushtarake amerikane, megjithëse departamenti ushtarak nuk ka komentuar zyrtarisht.

Në përgjigje, komanda iraniane ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj infrastrukturës energjetike iraniane do të sjellë kundërgoditje ndaj çdo infrastrukture amerikane në rajon, duke përfshirë impiantet e desalinizimit, duke e bërë kështu situatën edhe më të rrezikshme.

Ndërkohë, Ngushtica e Hormuzit, edhe pse nuk është bllokuar fizikisht, është bërë e vështirë për kalim përmes sulmeve kinetike, minave dhe luftës elektronike, duke rritur çmimet globale të naftës dhe koston e jetesës për qindra miliona njerëz. Trump ka kërkuar gjithashtu që vendet përdoruese të ngushticës të ndihmojnë në mbrojtjen e kalimit, përmes shoqërimit ushtarak të anijeve apo mjeteve të tjera.

Aleatët evropianë dhe Japonia kanë shprehur gatishmëri për “përpjekje të përshtatshme” për sigurinë e kalimit, por kanë theksuar se një veprim i tillë mund të ndërmerret vetëm pas një armëpushimi, duke zemëruar Trumpin, i cili i ka quajtur “frikacakë”.

Situata tensionohet edhe më shumë mes Izraeli dhe Iranit, pasi të dyja palët kanë kryer sulme afër objekteve bërthamore. Më 21 mars, një raketë iraniane goditi qytezën Dimona, ku ndodhet kompleksi bërthamor izraelit, një sulm që Teherani e quajti hakmarrje për sulmet në Natanz. Izraeli nuk ka pranuar publikisht të ketë armë bërthamore, por kompleksi në Dimona besohet të përmbajë arsenalin bërthamor.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) ka bërë thirrje për frenim ushtarak dhe ka raportuar se nuk janë detektuar nivele jonormale rrezatimi. Megjithatë, sulmet kanë shkaktuar të paktën 92 të plagosur në Dimona dhe Arad, sipas zyrtarëve lokalë, ndërsa ushtria izraelite tha se kishte goditur një objekt në Teheran për zhvillim të komponentëve të armëve bërthamore.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, kanë paralajmëruar se sulmet ajrore ndaj Iranit do të intensifikohen duke filluar nga 22 marsi, duke theksuar se qëllimi është neutralizimi i infrastrukturës ushtarake iraniane.

Një tjetër zhvillim shqetësues është lëshimi i raketave balistike iraniane drejt bazës së përbashkët SHBA–Mbretëri e Bashkuar në ishullin Diego Garcia, që gjendet rreth 4,000 km larg Iranit. Ushtria izraelite theksoi se rrezja e raketave është e mjaftueshme për të goditur kryeqytetet evropiane si Berlin, Paris dhe Romë.

Situata përbën një përshkallëzim të jashtëzakonshëm në Lindjen e Mesme, ku kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj objekteve kritike energjetike dhe bërthamore mund të çojnë në një konflikt më të gjerë ndërkombëtar.

Aleatët ndërkombëtarë po ndjekin me kujdes zhvillimet dhe bëjnë thirrje për frenim, ndërkohë që SHBA dhe Izraeli e rrisin presionin mbi Teheranin.

The Geopost

Tags: Irani Ngushtica e Hormuzit SHBA

Continue Reading

Previous: Ukraina hap të dhënat e fushës së betejës për stërvitjen e inteligjencës artificiale të aleatëve
Next: Shefi i NATO-s: Aleanca do të rihapë Ngushticën e Hormuzit

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit 3 min read
  • Botë

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

The Geopost May 19, 2026
Rusia po i detyron ushtarët e plagosur të rikthehen në luftime edhe pse nuk janë shëruar plotësisht 2 min read
  • Botë

Rusia po i detyron ushtarët e plagosur të rikthehen në luftime edhe pse nuk janë shëruar plotësisht

The Geopost May 19, 2026
Trump: SHBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja 2 min read
  • Botë

Trump: SHBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

The Geopost May 19, 2026
Teknolgjia Brave1, Ukraina prodhon bombë ajrore me kokë luftarake 250 kilogramëshe 2 min read
  • Botë

Teknolgjia Brave1, Ukraina prodhon bombë ajrore me kokë luftarake 250 kilogramëshe

The Geopost May 19, 2026
NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë 1 min read
  • Botë

NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë

The Geopost May 18, 2026
Pesë mënyra se si lufta e Iranit do ta ndryshojë përgjithmonë Lindjen e Mesme 8 min read
  • Botë

Pesë mënyra se si lufta e Iranit do ta ndryshojë përgjithmonë Lindjen e Mesme

The Geopost May 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.