Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar sërish lidhjet e ngushta politike me Moskën, pasi sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko.
Vuçiq në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ka bërë të ditur se gjatë bisedës janë shqyrtuar “zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe sfidat e sigurisë”, si dhe çështje me rëndësi për Serbinë, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë energjetike dhe furnizimin e qëndrueshëm.
Në praktikë, kjo do të thotë se Serbia vazhdon të mbështetet në masë të madhe te Rusia – si për energjinë, ashtu edhe për mbështetjen politike – gjë që shumëkush e sheh si dobësi, pasi një varësi e tillë i lë Beogradit më pak hapësirë për të marrë vendime të pavarura në politikën ndërkombëtare.
Sipas Vuçiqit , bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se është “e rëndësishme të ruhen kanalet e hapura të komunikimit dhe të vazhdohet bashkëpunimi pragmatik në fushat me interes të përbashkët”.
Megjithatë, në praktikë kjo nënkupton vazhdimin e balancimit mes Perëndimit dhe Kremlinit, një strategji që gjithnjë e më shpesh e vendos Serbinë në një pozitë të pakëndshme mes integrimeve evropiane dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë.
View this post on Instagram
/The Geopost/

BE-ja goditje buxhetore ndaj Serbisë
Zyrtari i lartë rus në Banjallukë, Dodik shprehet hapur kundër sanksioneve ndaj Rusisë
Ukraina ka një shans për t’u “bashkuar” me BE-në në vitin 2027
Si po e shndërrojnë zyrtarët e lartë serbë Asociacionin në armë politike
FT: Ekonomia ruse përballet me katastrofë financiare, Moska po manipulon statistikat ekonomike
Zgjedhjet në Bullgari: A po afrohet një tjetër lider me Moskën në Ballkan?