Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Nga Irani te Kosova: Vuçiq rikthen narrativën e NATO-s dhe ndryshimit të regjimit

The Geopost March 1, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën se sulmi i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit do të ketë, siç u shpreh ai, “pasoja të gjera në skenën politike botërore” dhe se, në përputhje me këtë, Serbia duhet ta ruajë lirinë dhe pavarësinë e saj, por njëkohësisht t’i forcojë kapacitetet mbrojtëse.

Reagimi i tij vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur sulme në disa qytete të Iranit. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka konfirmuar sulmet dhe është zotuar se do të eliminohet “kërcënimi nga regjimi iranian”.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka nisur të kundërpërgjigjet me raketa në drejtim të shtetit të Izraelit dhe disa vendeve tjera në Lindje të Mesme.

Duke folur për televizionin Informer, një media proqeveritare, Vuçiq tha se “beteja kryesore do të zhvillohet për ndryshimin e Qeverisë në Iran”, duke e krahasuar situatën me ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugosllavi më 1999 dhe me rrëzimin e regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq, i cili nisi luftërat në ish-Jugosllavi dhe e çoi vendin drejt izolimit ndërkombëtar.

“E gjithë kjo po realizohet siç ndodhi në Serbi. Gënjyen gjatë gjithë kohës se bëhej fjalë për katastrofë humanitare, ndërsa thelbi ishte në dy gjëra – e para, ndryshimi i regjimit në Beograd dhe, e dyta – thelbi i gjithë veprimit të NATO-s, sigurimi i pavarësisë së Kosovës. Pra, kjo është një përpjekje për të marrë pushtetin e plotë në Iran dhe për ta orientuar Iranin, siç do të thoshin ata, drejt vlerave perëndimore”, tha Vuçiq.

Përgjatë fjalës së tij, presidenti serb përmendi edhe blerjen e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore.

“Do ta ruaj paqen, por kjo varet edhe nga sa i fortë je. Ne do të sigurojmë sisteme jashtëzakonisht të fuqishme. Po e shqyrtojmë seriozisht këtë, kemi mbrojtje shumë-shtresore”, tha Vuçiq.

Ndërhyrja e NATO-s në Jugosllavi u ndërmor pas përndjekjes dhe krimeve të forcave serbe kundër popullsisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, të cilat u vërtetuan me vendime të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.

Pas bombardimeve të NATO-s, ushtria dhe policia serbe u tërhoqën nga Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008. Beogradi nuk e njeh Kosovën edhe sot.

Tags: Aleksandar Vuçiq Donald Trump Irani Kosova Serbi SHBA

Continue Reading

Previous: Kosova mbështet sulmet e SHBA-së kundër Iranit
Next: Alarm në Moskë: Dronët ukrainas po depërtojnë gjithnjë e më thellë në territorin rus

Palmer paralajmëron për ndikimin rus në Ballkan: Zvarritja e integrimit në BE dhe NATO e lë rajonin të cenueshëm 4 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Palmer paralajmëron për ndikimin rus në Ballkan: Zvarritja e integrimit në BE dhe NATO e lë rajonin të cenueshëm

The Geopost August 25, 2026
Margetiq: Aleksandar Vuçiq vrau civilë gjatë rrethimit të Sarajevës 2 min read
  • Ballkan

Margetiq: Aleksandar Vuçiq vrau civilë gjatë rrethimit të Sarajevës

The Geopost August 25, 2026
Zgjedhjet që trembin Vuçiqin: Premtime për votuesit, skenarë destabilizimi pas kutive të votimit 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Zgjedhjet që trembin Vuçiqin: Premtime për votuesit, skenarë destabilizimi pas kutive të votimit

The Geopost August 25, 2026
Nga “Politika” te propaganda pro-ruse, Stojkoviq: Si i mori Vuçiq nën kontroll mediat dhe e orientoi Serbinë drejt Kremlinit 3 min read
  • Ballkan

Nga “Politika” te propaganda pro-ruse, Stojkoviq: Si i mori Vuçiq nën kontroll mediat dhe e orientoi Serbinë drejt Kremlinit

The Geopost August 24, 2026
Sllovenia në alarm për ndikimin rus: Presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë 2 min read
  • Ballkan

Sllovenia në alarm për ndikimin rus: Presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

The Geopost August 24, 2026
Nga propaganda e Millosheviqit te politika e Vuçiqit: A po rikthehet i njëjti skenar? 6 min read
  • Ballkan

Nga propaganda e Millosheviqit te politika e Vuçiqit: A po rikthehet i njëjti skenar?

The Geopost August 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.