Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të shtunën se Kosova mbështet sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, duke theksuar se “ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit”, falë udhëheqjes së SHBA-së dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Reagimi i Osmanit vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur sulme ajrore në disa qytete të Irani.
Presidenti Trump ka konfirmuar sulmet, duke deklaruar se qëllimi i tyre është eliminimi i asaj që ai e ka cilësuar si “kërcënim nga regjimi iranian”.
Ai ka theksuar se SHBA-ja nuk do të lejojë kurrë që Irani të pajiset me armë bërthamore.
Në reagimin e saj, Osmani ka thënë se Republika e Kosovës, si gjithmonë, qëndron e palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.
Ajo ka dënuar gjithashtu sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve në Lindjen e Mesme, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë të mbështesë veprimet e SHBA-së dhe partnerëve të saj për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i hapur rrugë paqes.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka shprehur mbështetje për sulmet amerikane, duke e cilësuar regjimin iranian si shtypës dhe destabilizues për rajonin.
Ministria u ka bërë thirrje shtetasve kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Lindjes së Mesme të tregojnë kujdes të shtuar dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendore.
Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se operacioni i përbashkët amerikano-izraelit kundër Iranit do t’i krijojë kushtet popullit iranian që të marrë fatin në duart e veta dhe të çlirohet nga regjimi aktual.
Ushtria izraelite ka njoftuar se Irani ka nisur kundërpërgjigje me raketa drejt Izraelit dhe disa vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, duke shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve në rajon dhe duke zbehur shpresat për një zgjidhje diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Kosova ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe një pjesë të konsiderueshme të shteteve të Lindjes së Mesme, por jo edhe me Iranin, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
The Geopost
The hour of freedom has come for the people of Iran, thanks to the leadership of the United States and President @realDonaldTrump.
As always, the Republic of Kosovo unwaveringly stands with the United States and its allies in defending freedom, peace, security, and stability.… https://t.co/JiAZJyoNxi
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 28, 2026

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor
Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së
Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80
Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse
“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë
“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës