SHBA ka ndërmarrë sanksione kundër grupeve të organizuara kriminale, pasi Departamenti Amerikan i Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë dhe 24 subjekte në disa shtete në Evropë mes tyre edhe grupin e Zvonko Veselinoviqit në veri të Kosovës.
Në njoftimin e këtij departamenti thuhet se këto veprime janë ndërmarrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818 i cili targeton personat e korruptuar dhe abuzimin e rëndë të të drejtave të njeriut,
Në njoftimin e këtij departamenti thuhet se Zvonko Veselinoviq si lideri i Grupit të Organizuar Kriminal Zvonko Veselinoviq (OCG) është një nga figurat më të korruptuara dhe famëkeqe të Kosovës.
“OCG-ja e Veselinoviqit është e përfshirë në skemë të gjerë të ryshfetit me zyrtarë kosovarë dhe serbë të sigurisë të cilët e lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH