Reuters
Rusia vazhdon të jetë “një furnizues i besueshëm i gazit” për Greqinë, edhe pse rritja e çmimeve të kësaj energjie shkaktoi një krizë të paparë në Europë.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin se “Rusia ka vërtetuar që është një furnizues i besueshëm i gazit për Greqinë, ashtu siç Greqia është një partner i besueshëm”.
“Është e rëndësishme që çdo rregullim [çmimi] të mos devijojë ndjeshëm nga marrëveshja ekzistuese.”, shtoi ai.
Naga ana tjetër, Putin tha se në nëntë muajt e parë të vitit tregtia dypalëshe u rrit me 56%. “Kompanitë ruse kanë një interes të fortë për të investuar në Greqi dhe ne presim të njëjtën përgjigje nga kompanitë përkatëse greke”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Mitsotakisin në Soçi të Rusisë.
Duke diskutuar për energjinë Putin tha se Rusia mbulon më shumë se 40% të nevojave të Greqisë për energji. “Rusia po përmbush detyrimet e saj ndaj Greqisë dhe BE-së dhe do të vazhdojë furnizimin e saj të pandërprerë me gaz natyror”, tha ai.
Përveç energjisë dhe tregtisë, bisedimet midis Mitsotakisit dhe Putinit u fokusuan edhe në Ballkanin e Mesdheun Lindor.

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH