Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se pothuajse në çdo takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ai flet për Ballkanin, e me këtë edhe për Serbinë.
“Situata në Ballkan është shpesh tema e takimeve tona me presidentin rus Vladimir Putin”, tha Lukashenko gjatë një takimi me presidentin e grupit parlamentar të miqësisë me Bjellorusinë në Parlamentin serb, Dragomir Kariq.
Ai shtoi se Serbia ishte dhe mbetet bastioni i sllavëve në Ballkan.
“Më duhet t’ju them se unë flas për Ballkanin pothuajse në çdo takim me Presidentin Putin. Dhe kë e kemi ne në Ballkan? Ashtu është, ne kemi Serbinë. Ajo ka qenë gjithmonë një bastion i sllavëve në Ballkan. Është edhe sot. Ne shpesh flasim për problemet me të cilat po përballeni. Jemi të përkushtuar për një bashkëpunim shumë të mirë”, tha kreu i shtetit bjellorus.
Sipas agjencisë bjelloruse të lajmeve “Belta”, gjatë takimit me Kariqin, Lukashenko ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qenë i vetëdijshëm për këtë dhe ka kujtuar takimin e fundit mes Vuçiqit dhe Putinit në Soçi.
“Putin vlerëson shumë njerëzit tek të cilët mund të mbështetet. Shpesh flasim për Serbinë”, ka shtuar ai.

Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi
Zgjerimi i BE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi përparojnë në negociatat e anëtarësimit, Serbia ngec edhe më tej