Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Der Standard: Vuçiq synon ta vendosë drejtësinë serbe nën kontroll të drejtpërdrejtë politik

The Geopost January 30, 2026 3 min read
Share the news

E përditshmja austriake Der Standard shkruan se ndryshimet e fundit ligjore të miratuara nga Parlamenti i Serbisë në fushën e gjyqësorit përbëjnë një sinjal të qartë se Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe lideri i saj, presidenti Aleksandar Vuçiq, synojnë ta vendosin sistemin e drejtësisë nën kontroll të drejtpërdrejtë politik.

Sipas gazetës vjeneze, këto veprime tregojnë ose një përpjekje serioze për kapjen e gjyqësorit, ose janë pjesë e asaj që e përditshmja e përshkruan si “performanca e Vuçiqit”, në të cilën presidenti serb shpesh krijon kriza për t’u paraqitur më pas si zgjidhësi i tyre.

Der Standard vlerëson se kontrolli i gjyqësorit ka si qëllim kryesor prishjen e punës së prokurorisë, veçanërisht të atyre strukturave që merren me hetimet e krimit të organizuar.

Gazeta thekson se disa nga ndryshimet ligjore janë veçanërisht problematike, përfshirë:

heqjen e komisionit të Këshillit Suprem të Prokurorive, i cili vendoste për kundërshtimet ndaj udhëzimeve të detyrueshme të prokurorisë;

futjen e pëlqimit të detyrueshëm të ministrit për zbatimin e masave të caktuara të procedurës penale;

transferimin e kompetencës për emërimin e një prokurori të posaçëm për krimet e teknologjisë së lartë.

Sipas Standard, këto masa kufizojnë drejtpërdrejt autonominë institucionale të prokurorisë.

Gazeta austriake vë në dukje se në shënjestër të kritikave kanë qenë edhe:

vendimet për rizgjedhjen e kryetarëve të gjykatave për mandate të shumta;

zgjatja e mandateve të kryeprokurorëve aktualë;

krijimi i zyrave të reja gjyqësore dhe prokuroriale në Beograd.

Sipas gazetës, këto zhvillime tregojnë qartë se SNS dhe presidenti Vuçiç po synojnë një kontroll edhe më të fortë politik mbi sistemin gjyqësor.

Reagimi i Bashkimit Evropian

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, kritikoi menjëherë ndryshimet ligjore, duke deklaruar se ato “kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit” dhe përbëjnë “një goditje të rëndë për rrugën evropiane të Serbisë”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, tha se ligjet u miratuan në një procedurë jo transparente, të përshpejtuar dhe pa debat publik, duke shtuar se Komisioni Evropian ka kërkuar një analizë të detajuar të ndryshimeve.

Po ashtu sindikata e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë kundërshtuar, duke theksuar se ndryshimet janë miratuar pa diskutim publik dhe pa konsultim me institucionet gjyqësore.

Sipas tyre, këto ligje zhbëjnë reformat kushtetuese të vitit 2022, të cilat kishin për qëllim zvogëlimin e ndikimit politik në drejtësi.

“Lojë politike” e Vuçiqit?

Megjithatë, Der Standard thekson se ka edhe spekulime se ligji i propozuar nga ministri Mrdiq mund të jetë vetëm pjesë e një manovre politike të presidentit serb.

“Disa besojnë se, për shkak të imazhit të tij, Vuçiq mund t’i anulojë këto ndryshime. Në të kaluarën, ai ka luajtur rolin e njeriut që zgjidh krizat që i ka shkaktuar vetë. Në këtë mënyrë, ai dëshiron të tregojë se kush ka pushtetin në shtet”.

Regjimi në Serbi është bërë gjithnjë e më autokratik ndër vite, ndërsa pas vdekjes së një personi në stacionin hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024, shpërthyen protesta masive.

Megjithatë, sipas gazetës, forcat demokratike në Serbi nuk e shohin më Bashkimin Evropian si një partner serioz, pasi BE-ja, sipas tyre, ka bërë vazhdimisht kompromise me Vuçiqin gjatë viteve të fundit.

The Geo Post

Tags: Aleksandar Vuçiq BE Serbia

Continue Reading

Previous: Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Next: FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit 3 min read
  • Ballkan
  • News

Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit

The Geopost July 4, 2026
KE përsërit zhgënjimin ndaj Serbisë për mosndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë 1 min read
  • Ballkan

KE përsërit zhgënjimin ndaj Serbisë për mosndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë

The Geopost July 4, 2026
Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc 2 min read
  • Ballkan
  • News

Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

The Geopost July 4, 2026
Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë – janë regjime autoritare që kërkojnë afërsinë e Trumpit 5 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë – janë regjime autoritare që kërkojnë afërsinë e Trumpit

The Geopost July 4, 2026
Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin

The Geopost July 4, 2026
Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje 4 min read
  • Ballkan
  • News

Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje

The Geopost July 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.