None
Anëtarët e Demokratëve Evropianë (Partia Demokratike Evropiane) në Parlamentin Evropian kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe qëndrimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me vizitën e delegacionit të Parlamentit Evropian në Beograd, duke vlerësuar se bëhet fjalë jo për “një incident të parëndësishëm”, por për një “sinjal shqetësues”.
Në një reagim zyrtar të publikuar në llogarinë e tyre në rrjetin social X, Demokratët Evropianë theksuan se sulmi verbal i presidentit serb ndaj misionit të Parlamentit Evropian përbën një shqetësim serioz për standardet demokratike në vend.
“Sulmi i Presidentit Vuçiq ndaj misionit të djeshëm të Parlamentit Europian në Serbi nuk është një incident i parëndësishëm. Është një sinjal shqetësues. Bashkimi Europian nuk ‘ndërhyn’: bën atë që bëjnë demokracitë — monitoron zgjedhjet, dëgjon qytetarët, kërkon transparencë. Ata që respektojnë standardet demokratike nuk kanë frikë nga kontrolli”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike Evropiane.
Demokratët Evropianë nënvizuan se orientimi i vërtetë drejt Bashkimit Evropian nënkupton respektim të rregullave, lirive dhe përgjegjësive demokratike, e jo përdorim të propagandës apo gjuhës frikësuese ndaj institucioneve evropiane.
“E ardhmja e vërtetë evropiane kërkon rregulla, liri dhe përgjegjësi — jo propagandë apo frikësim”, theksohet më tej në deklaratë.
Në të njëjtin mesazh, kjo forcë politike në Parlamentin Evropian rikujtoi se parimet themelore mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian nuk janë çështje negociatash politike.
President Vučić’s attack on the yesterday’s European Parliament mission in Serbia is not a trivial incident. It is a worrying signal.
The EU is not “interfering”: it is doing what democracies do — monitoring elections, listening to citizens, demanding transparency. Those who… pic.twitter.com/YDXAqy0qT1— European Democrats (@democrats_eu) January 24, 2026
“Bashkimi Evropian duhet të jetë ajo që është: sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore nuk janë objekt negociatash”, thuhet në reagimin e Demokratëve Evropianë.
Reagimi vjen në një klimë të tensionuar politike, pasi zyrtarë të lartë shtetërorë serbë kishin deklaruar edhe para vizitës së delegacionit të eurodeputetëve se nuk kishin ndërmend të takoheshin me ta. Autoritetet serbe pretenduan se nuk ishin as të informuara dhe as të pyetura për ardhjen e delegacionit, një pretendim që u mohua nga Parlamenti Evropian.
Vetë presidenti Aleksandar Vuçiq u shpreh hapur se nuk dëshironte asnjë kontakt me delegacionin e Parlamentit Evropian gjatë vizitës së tyre në Serbi.
“Nuk dua t’i shoh. Mbështetuni tek unë — jam në Serbi, por nuk dua të flas me ta”, deklaroi Vuçiq, duke shtuar se gjatë asaj kohe do të jetë i angazhuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Edhe kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiq, kishte paralajmëruar se nuk do të takohej me delegacionin e eurodeputetëve.
Ajo deklaroi më herët se delegacioni i Parlamentit Evropian po vinte “pa ftesë”, duke shtuar se as ajo nuk do të ishte e pranishme, pasi në atë periudhë do të udhëtonte drejt Estonisë.
The Geo Post

Stradner kërkon publikimin e emrave të zyrtarëve serbë që bashkëpunuan me FSB-në ruse
Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës
Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?
Vuçiq dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet
Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s