Shërbimi i Jashtëm i Inteligjencës së Federatës Ruse (SVR) ka reaguar ndaj njoftimeve se Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, po planifikon t’i japë autokefalinë Kishës Ortodokse të Malit të Zi (KOMZ).
Në një deklaratë zyrtare, SVR e akuzoi Patrikun Bartolomeu për “veprimtari përçarëse”, duke pretenduar se ky hap përbën një “goditje ndaj Kishës Ortodokse Serbe” (KOS). Shërbimi rus shkoi edhe më tej, duke përfshirë në këto akuza edhe shërbimet e inteligjencës britanike, të cilat i cilësoi si faktorë nxitës të procesit.
Reagimi i Moskës shihet si një përpjekje e radhës për ta paraqitur çdo iniciativë autonome kishtare në Mal të Zi si “intrigë të jashtme”, me qëllim diskreditimin e pavarësisë fetare që nuk është nën ndikimin rus në botën ortodokse.
Përmes kësaj retorike, autoritetet ruse synojnë gjithashtu të rrisin tensionet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, duke i etiketuar malazezët si “përçarës”, ndërsa Kishën Ortodokse Serbe duke e paraqitur si palë të dëmtuar.
Sipas analistëve, Moska po përdor Kishën Ortodokse Serbe dhe narrativën propagandistike për të penguar forcimin e pavarësisë dhe autonomisë së Malit të Zi në planin fetar, ndërkohë që synon të diskreditojë çdo ndikim evropian në rajon.
Nga ana tjetër, autokefalia e Kishës Ortodokse të Malit të Zi vlerësohet si një hap drejt çlirimit të vendit nga presionet politike dhe kishtare që vijnë nga Beogradi dhe Moska, një zhvillim që nuk i shkon për shtat as Kishës Ortodokse Serbe dhe as Federatës Ruse./TheGeoPost.

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan
Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?!
Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet
Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më
Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë