Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Me BE-në apo me Rusinë, si do të votonte Serbia në referendum?

The Geopost December 28, 2025 4 min read
Share the news

Nëse javën e ardhshme do të mbahej një referendum për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, opsioni pro-BE-së do të fitonte me një diferencë minimale, sipas një ankete të opinionit publik të publikuar nga portali Savremena Politika.

Sipas sondazhit, 35.8 për qind e të anketuarve do të votonin pro anëtarësimit, ndërsa 33 për qind do të votonin kundër.

Ndërkohë, 22.4 për qind e qytetarëve ende nuk janë të vendosur se si do të votonin, ndërsa 8.8 për qind deklarojnë se nuk do të merrnin pjesë në referendum.

Anketa tregon se, pavarësisht një epërsie të lehtë të kampit pro-BE, trendi afatgjatë i rënies së mbështetjes për Bashkimin Evropian në Serbi vazhdon.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Integrimit Evropian, rreth 15 vjet më parë mbështetja për anëtarësim ishte afër 70 për qind dhe për shumë vite qëndronte mbi 50 për qind, raporton Danas.

Ndarje e qartë mes brezave

Rezultatet zbulojnë dallime të theksuara mes grupmoshave. Qytetarët nën moshën 50 vjeç janë më të prirur të mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa kundërshtimi është më i madh tek brezat më të vjetër.

Mbështetja më e ulët për anëtarësim, vetëm 20.5 për qind, është regjistruar tek të anketuarit mbi moshën 70 vjeç. Në anën tjetër, të rinjtë e moshës 18–29 vjeç shfaqin kundërshtimin më të vogël ndaj BE-së – vetëm 18.7 për qind, ndërsa 41.9 për qind e tyre do të votonin pro anëtarësimit. Megjithatë, pothuajse një e treta e të rinjve mbeten të pavendosur.

“Të rinjtë nuk janë anti-evropianë”

Bojana Selaković, koordinatore e Konventës Kombëtare për BE-në, thekson se këto të dhëna rrëzojnë tezën se të rinjtë në Serbi janë anti-evropianë.

“Ajo që shpesh interpretohet si qëndrim anti-BE është në fakt një nivel i lartë pavendosmërie. Të rinjtë e shohin BE-në si një instrument konkret për mundësi jetësore – lëvizshmëri, arsim, treg pune dhe siguri ligjore – jo si një ide abstrakte,” tha Selaković.

Sipas saj, rënia reale e besimit nuk vërehet tek të rinjtë, por tek brezi 50–60 vjeç, i cili pas vitit 2000 kishte pritshmëri të larta për integrimin evropian, por që me kalimin e viteve u zhgënjye.

Regjimi dhe BE-ja, faktorë kyç të skepticizmit

Srđan Majstorović, president i Bordit të Drejtorëve të Qendrës për Politika Evropiane (CEP), vlerëson se rezultatet janë inkurajuese sa i përket mbështetjes së të rinjve, por paralajmëron se trendi negativ nuk do të ndryshojë lehtë.

Sipas tij, një nga arsyet kryesore është diskursi sistematik anti-BE i pushtetit në Serbi, pavarësisht faktit se vendi përfiton mbi 200 milionë euro në vit në grante nga Bashkimi Evropian.

Ai shton se kontrolli i mediave dhe krijimi i një narrative të bazuar në frikë ndaj Perëndimit, si dhe politikat kontradiktore të vetë BE-së ndaj regjimit në Serbi, kanë kontribuar ndjeshëm në rënien e besueshmërisë së Unionit.

Vakum informimi dhe konfuzion publik

Sipas Selaković, fakti që mbi një e pesta e qytetarëve nuk kanë qëndrim për anëtarësimin në BE tregon për një konfuzion të thellë dhe mungesë informacioni.

“Ideja evropiane në Serbi nuk është mposhtur, por është lënë pas dore politikisht dhe pa udhëheqje të besueshme,” përfundon ajo.

Anketa është realizuar përmes intervistave telefonike nga 3 deri më 11 dhjetor 2025, me një mostër përfaqësuese prej 1,000 të anketuarish.

Eksperti i njohur amerikan i diplomacisë dhe menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, ka deklaruar se Ballkani nuk është një rajon periferik, por një nyje kyçe e luftës hibride të Rusisë kundër Perëndimit.

“Ukraina është dimensioni kinetik i luftës. Ballkani është dimensioni hibrid. Dhe Serbia është platforma përmes së cilës Rusia ushtron ndikimin e saj në rajon,” deklaroi Joseph.

Sipas Joseph, largimi i Serbisë nga orbita e Moskës do të kishte një efekt shkatërrues për strategjinë ruse në Evropën Juglindore.

“Futja e Serbisë në NATO do të ishte si fundosja e anijes ‘Moskva’ për Rusinë në Ballkan,” tha ai, duke e krahasuar ndikimin strategjik të këtij hapi me humbjen simbolike dhe ushtarake të flotës ruse në Detin e Zi.

Ai theksoi se 96 për qind e investimeve kineze në Ballkan janë të përqendruara në Serbi, ndërsa Rusia e përdor Beogradin për të bllokuar Kosovën dhe për të ushqyer narrativën kundër NATO-s.

Joseph argumenton se ideja nuk është teorike, por e ndërtuar mbi realitete aktuale politike.

“Serbia tashmë është nën presion për shkak të kontrollit rus mbi kompaninë NIS. Ky presion duhet të përshpejtohet. Beogradi po detyrohet të shkëputet nga Moska,” u shpreh ai.

Ai shtoi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndodhet në një krizë të brendshme politike dhe se një ofertë e tillë nga Presidenti Donald Trump, i cili gëzon popullaritet në Serbi, do të kishte peshë të jashtëzakonshme.

“Një rrugë drejt NATO-s e propozuar nga Trump nuk do të mund të injorohej nga Vuçiq,” tha Joseph.

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Po ashtu, Serbia dhe Rusia, kanë një bashkëpunim të zhvilluar ushtarako-teknik, ndërsa nga viti 2016, kur ka filluar modernizimin e ushtrisë, Serbia ka siguruar armë nga Rusia, pavarësisht kritikave nga Brukseli./TheGeoPost.

Tags: Bashkimi Evropian Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Narrativat e zyrtarëve serbë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Next: Daçiq dhe nipi i Millosheviqit këndojnë këngë nacionaliste në festën e SPS-së

BLLOFI I KORRIKUT: Zgjedhja e Vuçiqit mes rrezikut të humbjes tani dhe kolapsit më vonë 5 min read
  • Analiza

BLLOFI I KORRIKUT: Zgjedhja e Vuçiqit mes rrezikut të humbjes tani dhe kolapsit më vonë

The Geopost April 28, 2026
Raport: Polonia, objektivi kryesor i strategjisë hibride të Rusisë në Evropë 4 min read
  • Analiza

Raport: Polonia, objektivi kryesor i strategjisë hibride të Rusisë në Evropë

The Geopost April 28, 2026
A po lëviz BE-ja drejt një rendi pa veto – dhe pse kjo ka rëndësi? 5 min read
  • Analiza

A po lëviz BE-ja drejt një rendi pa veto – dhe pse kjo ka rëndësi?

The Geopost April 27, 2026
A po i vjen fundi regjimit të Vuçiqit në Serbi? 8 min read
  • Analiza

A po i vjen fundi regjimit të Vuçiqit në Serbi?

The Geopost April 27, 2026
Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike 7 min read
  • Analiza

Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike

The Geopost April 25, 2026
Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë 6 min read
  • Analiza

Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë

The Geopost April 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.