Është me rëndësi që gjendja në Kosovë të mbetet e qetë dhe të mos vijë te konfrontimet siç ka ndodhur në vitet 2023–2024, dhe të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë hapa konkret drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit të arritur në vitin 2023. Kështu deklaroi të martën ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul me rastin e vizitës në Kosovë, derisa shprehu mirënjohje për qëndrimin e Kosovës përball dezinformimit rus.
“Dialogu për normalizim duhet të vazhdojë dhe ai është kriter i vlerësimit për qeveritë në të dy vendet”, tha ai.
Në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, diplomati gjerman nënvizoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një urgjencë gjeopolitike. Ai tha se Kosova për shumë kënd në rajon është simbol i demokracisë.
“Është mirë që Kosova është në anën tonë. Ne të gjithë, qofshim anëtarë të BE-së apo jo, duhet t’ia bëjmë të qartë Rusisë që destabilizimi, dezinformimi dhe manipulimi nuk kanë vend në kontinentin tonë. Përpjekjeve për destabilizim i përgjigjemi me një Evropë të bashkuar”, tha ai.
Wadephul theksoi nevojën që gjendja e sigurisë në Kosovë të jetë e qetë dhe të mos ketë konfrontime sikurse në vitin 2023, kur ka ndodhur sulmi terrorist serb në Banjskë.
“Është me rëndësi që gjendja të mbetet e qetë dhe të mos vijë te konfrontimet siç ka ndodhur në vitet 2023–2024”, tha ai, transmeton The Geopost./The Geopost/

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë