Serbia ka plotësuar kriteret teknike për hapjen e grupit të tretë të kapitujve negociues, por progresi i saj drejt BE-së mbetet i kushtëzuar me përmbushjen e detyrimeve politike të parashtruara nga vendet anëtare – në qendër të të cilave është zgjidhja e plotë e rastit “Banjska”, deklaroi të martën komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Në një takim me gazetarë në kuadër të Forumit të Zgjerimit të BE-së, Kos bëri të ditur se zbatimi i detyrimeve të mbetura është vendimtar, transmeton The Geopost.
Zgjidhja e rastit të sulmit në Banjskë, miratimi i ligjeve për median, pastrimi i listës së votuesve dhe reformat në REM, siç ta Kos, janë kërkesat kryesore të vendeve anëtare që duhet të përmbushen para çdo hapi të ri në negociata.
Më 24 shtator 2023, në Banjska të Zveçanit një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Grupi u udhëhoq nga Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për aksionin. Operacioni u cilësua si tentativë e organizuar për destabilizim në veri. Ngjarja u dënua nga ndërkombëtarët dhe mbetet një prej incidenteve më serioze të viteve të fundit në marrëdhëniet Kosovë–Serbi. “Ne po ofrojmë një dorë. Nëse Serbia e përmbush këtë, nëse nuk ka pengesë dhe nëse ka zhvillim pozitiv në fushën e medias së lirë dhe lirisë akademike, atëherë ne do të ecim përpara,” tha ajo.
Kritika pati për politikën e dyfishtë të Serbisë, duke thënë se për BE-në është e papranueshme që Beogradi të ruajë orientime paralele drejt Rusisë dhe Bashkimit Evropian, sidomos në kohën kur Rusia po zhvillon luftë në Ukrainë.
“Nëse merrni pjesë në veprimin e ushtrisë që vret njerëz në Ukrainë, harroni procesin e pranimit… Një vend i tillë nuk mund të bëhet anëtar i BE-së,” tha Kos teksa foli për rastet e dhënies së shtetësisë serbe disa qytetarëve rusë të sanksionuar dhe pjesëmarrjen e ushtrisë serbe në stërvitjen ushtarake ruse “Perëndimi”.
Në lidhje me krizën energjetike dhe sanksionet ndaj kompanisë NIS, Kos tha se BE është e gatshme ta ndihmojë Serbinë financiarisht dhe në transformimin e sistemit energjetik, por nënvizoi se shkëputja nga varësia ndaj Rusisë është e pashmangshme.
Kos theksoi se Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për anëtarë të rinj, por edhe të garantojë se zgjerimi do ta bëjë BE-në më të fortë, jo më të brishtë./The Geopost/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan