Portali Novosti përsëri ka tentuar të dezinformojë publikun, duke shpërndarë pretendime të shërbimit sekret rus për një të ashtuquajtur „Majdan“ në Serbi. Në artikull flitet për një sulm ndaj studentëve „që duan të mësojnë“ dhe për një të ashtuquajtur përpjekje për të shkaktuar kaos në Beograd nga studentët që protestojnë.
Çfarë shkroi Novosti:
„Në sheshin përpara Kuvendit Popullor, një grup dhunuesish sulmoi kampin e studentëve që duan të mësojnë, duke i goditur me shishe, shkopinj dhe fakuj – me qëllim të dukshëm për të shkaktuar kaos.
Qysh nga mesi i shtatorit, SVR njoftoi se Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij ‘po përgatisin një skenar të revolucionit mengjyra, në Serbi, duke përdorur lëvizjet studentore dhe të rinjtë si mjet për të shkaktuar trazira.“ – shkruan Novosti.
https://www.novosti.rs/vesti/politika/1542209/rusija-raskrinkala-b
Analizë:
Në raportimin e tyre, Novosti pretendon se një „grup dhunuesish“ sulmoi kampin „studentëve 2.0“ (i quajtur edhe „Çacilend“) me shishe dhe shkopinj. Ndërsa incidenti përpara Kuvendit në fakt ndodhi, raportimet e mediave të pavarura dhe ngjarjet e mëparshme treguan se bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve të kundërta në një mjedis politikisht të polarizuar, dhe jo për një të ashtuquajtur sulm terrorist njëanshëm siç paraqitet në Novosti.
https://apnews.com/article/serbia-protest-police-canopy-collapse-3319247e82db6bb811eecf1076bd7af
https://www.bbc.com/serbian/articles/c2drze9e75yo/lat
Gjithashtu, Brukseli më 15 shtator hodhi poshtë zyrtarisht akuzat ruse, të cilave i referohet portali Novosti, duke i quajtur ato „përpjekje të Rusisë për të shpërndarë dezinformata dhe retorikë armiqësore politike kundër BE“. Studentët nisën protestat vetë, me kërkesa për përgjegjësi për tragjedinë dhe për zgjidhjen e krizës shoqërore më të gjerë.
https://www.danas.rs/vesti/politika/eu-ruska-sluzba-prot
Shërbimi i Jashtëm Inteligjent Rus (SVR) më 15 shtator 2025 publikoi një deklaratë ku akuzonte Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare se po përgatitnin një „skenar të revolucionit ngjyrë“ ose „Majdanin serb“ në Serbi, duke përdorur lëvizjet studentore, organizatat joqeveritare dhe mediat, me qëllim vendosjen në pushtet të „duarkryqësve të bindur ndaj Brukselit“.
Gjithashtu, mediat dhe organizatat për lirinë e mediave paralajmërojnë se në Serbi mediat e pavarura përballen me presione, ndërsa tabloidët pro-regjim shpesh akuzojnë protestat studentore dhe qytetare për manipulime të huaja pa prova konkrete.
Protestat studentore dhe qytetare në Serbi nisën pas tragjedisë në Novi Sad më 1 nëntor 2024, kur 16 persona vdiqën pas rënies së një çatie në stacionin hekurudhor. Protestat nisën me kërkesën për përgjegjësi politike dhe penale, dhe më pas u zgjeruan në kërkesa shoqërore dhe politike më të gjera.
Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe prova ku mediat e pavarura raportuan për përplasje, ku midis provokatorëve u identifikuan edhe funksionarë të Partisë Progresiste Serbe, të cilët pengonin protestat dhe shkaktonin dhunë duke u paraqitur si studentë.
https://youtu.be/8UFeUS0i1lo?si=qyg9Mc2EZTXVKg5g
/The Geopost/

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin