Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka dëshmuar edhe njëherë qëndrimin kërcënues ndaj Kosovës dhe se nuk është për marrëveshje.
Kjo kur gjatë një paraqitjeje në televizionin publik të Serbisë, është pyetur për arrestimet e serbëve në Kosovë dhe gjoja “depërtimin” e tyre.
“Nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë”, ka thënë ai.
Ndonëse arrestimet e fundit të disa serbëve në Kosovë janë bërë për shkak të dyshimeve të bazuara për spiunazh (për BIA-n serbe), Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar se “kjo së shpejti do të marrë fund.”
Kujtojmë se vetëm gjatë një viti, janë arrestuar pesë persona të dyshuar për spiunazh, dhe se nuk ishin të gjithë të komunitetit serb./The Geopost/

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale