Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Kurti: Stabilizimi i veriut ka ndikuar dukshëm në sigurinë e vendit dhe atë rajonale

The Geopost June 9, 2025 2 min read
Share the news

Falë bashkërendimit institucional, bashkëpunimit profesional dhe ndërveprimit operacional, nga organet e inteligjencës, sigurisë dhe drejtësisë, siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit dhe është shtuar si asnjëherë më parë, ka thënë të dielën kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Sipas tij, si rezultat i masave dhe veprimeve të ndërmarra siguria është përforcuar në vazhdimësi përgjatë viteve të fundit, veçanërisht në katër komunat në veri ku problemet e sigurisë ishin me të theksuara.

“Gjendja e sigurisë në veri ka qenë e rëndë për shkak të ndikimit dhe rolit të Serbisë por edhe masave të institucioneve të Republikës së Kosovës në të kaluarën të cilat ishin asimetrike me nivelin e kërcënimit… Veriu i Kosovës nga një regjion me prani jo vetëm të terroristëve dhe kriminelëve serbë, por edhe një nga lokacionet më proruse, tashmë është stabilizuar dukshëm. Stabilizimi i situatës në këtë pjesë, ka ndikuar pozitivisht përveç sigurisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës edhe në atë rajonale”, ka thënë ndër të tjera ai në një status në Facebook.

Progresi përgjatë viteve në raport me zvogëlimin e ndikimit të Serbisë, përmirësimi i situatës së sigurisë në katër komunat në veri, garantimi i lëvizjes së lirë, operimit të bizneseve, fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit atje, sipas Kurtit, kanë ndikuar në një ambient me të sigurt, jo vetëm në katër komunat veriore, por edhe në vendbanimet tjera me shumicë serbe.

Ai ka renditur edhe aspektet kryesore ku ka pasur progres të vazhdueshëm dhe thelbësor:

https://www.facebook.com/albini2017/posts/inteligjenca-e-siguris%C3%AB-nacionale-n%C3%AB-kosov%C3%ABduke-ju-falenderuar-bashk%C3%ABrendimit-in/1260920972068294/

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Rusia në Ballkanin Perëndimor, shkruan Dragan Sormaz
Next: Tensionet tregtare me Shtetet e Bashkuara ndikojnë në rritjen e eksporteve kineze

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.