Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Lajme

Rusia në Ballkanin Perëndimor, shkruan Dragan Sormaz

The Geopost June 8, 2025 5 min read
Share the news

Shkrim autorial i Dragan Sormaz per The Geopost

 

Rusia në Ballkanin Perëndimor ka një potencial destabilizues që shfaqet kryesisht përmes ndikimit të saj mbi rrethet politike të ekstremit të djathtë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe (KOS), përmes të cilave synon të destabilizojë rajonin dhe të pengojë integrimin e tij në BE dhe NATO. Në këto përpjekje, Rusia mundohet të thellojë ndarjet ndëretnike dhe të shkaktojë incidente që do ta çonin rajonin në prag të konflikteve të armatosura, duke e kthyer në situatën e viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Duke qenë se mungon faktori politik serb dhe KOS-i, ndikimi më i vogël i Moskës sot është në Shqipëri. Kisha Ortodokse në Shqipëri është e lidhur me botën ortodokse greke, dhe kjo është prova më e madhe se Kisha Ruse në fakt është një zgjatim i regjimit kriminal të Moskës dhe është e përfshirë drejtpërdrejt në destabilizimin e rajonit! Tirana zyrtare është një vend fort i orientuar pro-perëndimor — anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe kandidate për anëtarësim në BE. Shqipëria, së fundmi, po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së dhe e ka tejkaluar Serbinë në procesin e negociatave. Ajo që Serbia ka arritur për 7 vite, Shqipëria e ka përmbushur për vetëm 7 muaj! Hapësira politike, ekonomike dhe shoqërore për depërtimin rus është shumë e ngushtë. Megjithatë, ekzistojnë disa përpjekje të Rusisë përmes operacioneve propagandistike dhe dezinformuese për të ushtruar njëfarë ndikimi, por deri më tani këto kanë qenë tejet të kufizuara. Para disa vitesh, Shqipëria ishte objekt i një sulmi kibernetik që kishte origjinën nga territori i Iranit, dhe pikërisht pas mbështetjes që Shqipëria i dha Ukrainës dhe mbështetjes së vendimeve të BE-së për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Por kjo është e vetmja gjë që Moska ka arritur të bëjë deri tani. Shqipëria është shembulli më i mirë në Evropën Juglindore që tregon sa e rëndësishme është të distancohesh nga Moska nëse dëshiron paqe, liri, përparim ekonomik… madje është një shembull më i mirë edhe se Kroacia!

Një nga levat kyçe të fuqisë ruse në rajon është çështja e statusit të Kosovës, përmes së cilës Moska ushtron ndikim të konsiderueshëm në Serbi. Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e përdor pozitën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bllokuar njohjen ndërkombëtare. Në Kosovë, Rusia nuk ka ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë të madh në shoqëri, por ka ndikim të fortë politik përmes mbështetjes së Serbisë dhe grupeve ekstreme serbe në Kosovë. Rusia i përdor tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si mjet presioni ndaj Perëndimit dhe për të larguar vëmendjen nga Ukraina. Rusia mbështet narrativat ekstremiste dhe të djathta serbe në veri të Kosovës, si dhe mund të jetë e përfshirë në aktivitete të mundshme të inteligjencës.

Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, intensiteti i propagandës është rritur edhe më shumë, ndërsa modelet janë pothuajse të njëjta:

* se NATO, BE-ja ose Perëndimi kolektiv po nxisin konflikte në Kosovë;

* se shumica shqiptare mbështet një ‘pogrom’ ndaj popullsisë serbe;

* se sulmet ndaj serbëve gjithmonë mbeten të pandëshkuara;

* dhe se qëllimi përfundimtar është dislokimi i trupave të NATO-s në gjithë Ballkanin, pra “okupimi” i hapësirës serbe!

Bëhen paralele mes “kërcënimeve” ndaj serbëve në Kosovë dhe rusëve në Donbas, dhe bëhet thirrje për ‘denazifikim’!

Në mënyrë të veçantë, mbetet e hapur çështja e ndikimit rus mbi grupin e Milan Radoiçiqit, i cili kreu sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. Sipas informacioneve të mia, përveç një roli këshillimor, Rusia nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në këtë aksion dhe i gjithë plani ka qenë i Aleksandër Vuçiqit — por kjo është për t’u vërtetuar nga gjykata në Prishtinë!

Ndikimi rus është dukshëm më i pranishëm në Maqedoninë e Veriut, por ende i kufizuar falë anëtarësimit të vendit në NATO (që nga viti 2020) dhe orientimit të saj drejt integrimit në BE. Moska ishte kundër Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Rusia ka tentuar të ndikojë në Shkup përmes partive politike pro-ruse dhe grupeve të djathta ekstreme, veçanërisht gjatë krizës për ndryshimin e emrit të shtetit. Gazetarët investigativë kanë publikuar artikuj të hollësishëm mbi përpjekjen për grusht shtet në Maqedoni më 27 prill 2019, kur Zoran Zaev ishte pothuajse i vrarë, dhe për të cilën shërbimet maqedonase të sigurisë kanë fajësuar shërbimet ruse dhe serbe. Në raportet e shërbimit maqedonas të sigurisë përmendet edhe gazetari i gazetës “Politika”, Miroslav Lazanski, i cili më vonë u emërua ambasador i Serbisë në Moskë.

Për këtë qëllim, u përdor një fushatë e fuqishme propagandistike me narrativa ruse përmes mediave lokale, veçanërisht në internet dhe rrjete sociale. Pavarësisht disa sukseseve dhe rikthimit në pushtet të partisë pro-ruse VMRO-DPMNE, sot vendi ka rritur ndjeshëm rezistencën ndaj ndikimit rus, kryesisht falë integrimit në strukturat e sigurisë së NATO-s. Përveç kësaj, qeveria aktuale në Shkup është mirë e informuar se pikërisht Kremlini po forcon narrativën bullgare për pozitën e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Tek shqiptarët, Rusia nuk gjen terren të përshtatshëm për aktivitetet e saj, por po përpiqet ndjeshëm të destabilizojë marrëdhëniet e tyre me botën euro-atlantike! Se sa po arrin dhe sa po ndikon te serbët, do ta trajtoj në tekstin e ardhshëm.

Continue Reading

Previous: Rastet e spiunazhit, Kurti: Dëshmi e përpjekjeve të Serbisë për destabilizim dhe konfirmim i suksesit të institucioneve tona
Next: Kurti: Stabilizimi i veriut ka ndikuar dukshëm në sigurinë e vendit dhe atë rajonale

Kriza iraniane dhe iluzioni serb për neutralitet 10 min read
  • Analiza

Kriza iraniane dhe iluzioni serb për neutralitet

The Geopost March 12, 2026
Si po shndërrohet inteligjenca artificiale në heshtje një problem i zinxhirit të furnizimit 8 min read
  • Analiza

Si po shndërrohet inteligjenca artificiale në heshtje një problem i zinxhirit të furnizimit

The Geopost March 5, 2026
Kërkimi i Rusisë për arin e dezinformimit 4 min read
  • Analiza
  • Botë

Kërkimi i Rusisë për arin e dezinformimit

The Geopost March 4, 2026
Modelet kineze të inteligjencës artificiale përhapin propagandën globalisht 5 min read
  • Analiza

Modelet kineze të inteligjencës artificiale përhapin propagandën globalisht

The Geopost March 2, 2026
Propaganda shtetërore kundër realitetit: Historia e adoleshentëve rusë të akuzuar për terrorizëm 11 min read
  • Analiza

Propaganda shtetërore kundër realitetit: Historia e adoleshentëve rusë të akuzuar për terrorizëm

The Geopost February 28, 2026
Tashëgimia politike e Millosheviqit dhe fytyra e pandryshuar e Vuçiqit 7 min read
  • Analiza

Tashëgimia politike e Millosheviqit dhe fytyra e pandryshuar e Vuçiqit

The Geopost February 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.