Kryeministri britanik, Keir Starmer, nga Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ka folur për diskutimet e paqes, duke thënë se Putin nuk e ka seriozisht po përbën problem për sigurinë në vend, duke theksuar se do përballet me paketë sanksionesh ndaj shtetit të tij.
“Është më rëndësi të punojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë për të forcuar raportin e MB me BE.
Kemi intensifikuar angazhimin tonë me aletatët tanë evropianë. Duke kuptuar që partneriteti është jetik për të arritur një rimëkëmbje të sigurisë. Kam kënaqësinë të jem kryeministri i parë britanik që vij këtu në një vizitë dypalëshe në Shqipëri dhe të punoj me ju si partnerët tanë.
Kam kënaqesinë të pres Antonio Costa të hënën në Londër për samitin e parë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, një moment mjaft i rëndësishëm që ka të bëjë me njohjen e faktit që shumë sfida me të cilat përballemi, janë sfida që i ndajmë sëbashku. Vetëm zgjidhja e përbashkët do ti trajtojë ato.
Sfida më urgjente sot është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë.
Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën hije rusë që të mbrojmë strukturën tonë nga Putin.
Nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë të bisedimeve, Putini duhet të paguajë çmimin. Ajo çfarë ndodhi dje është një provë e mëtejshme që Putin nuk e ka seriozisht paqen. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra, ndërkohë që Ukrainë ka dëshmuar se është pala e paqes dhe e udhëheqjes”, tha kryeministri britanik.

Bosnja dhe Hercegovina i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit: Shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të sulmit terrorist në Banjskë
Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin
Selimi: Ndikimi i mediave ruse në Ballkan, më i madh se kurrë
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares
Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin