Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025 4 min read
Share the news

Në përpjekje të re për të manipuluar me opinionin publik, e ashtuquajtura ‘Zyra për Kosovë dhe Metohi’, e drejtuar nga PetarPetkoviqi, së bashku me Listën Serbe dhe portalin ‘KosovoOnline’, kanë zhvilluar një fushatë të dezinformimit kundër Republikes së Kosovës. Në qendër të kësaj fushate është vendosur një ngjarje e inskenuar qe katë bëjë me fabrikim të një grafiti të në fshatin Gorazhdevc te Komunes sëPejes. E ashtuquajtura ‘Zyra për Kosovë dhe Metohi” e shfrytezoj këtëpër të ndërtuar një narrativë të rreme mbi gjoja kërcënimin ndaj komunitetit serb.

Rasti: Shfrytëzimi i një grafiti të dyshimtë për nxitje frike dhe manipulim të opinionit publik

Me 25.04.2025 në faqen zyrtare të ashtuquajtures”Zyrës për Kosovë dhe Metohi”, u publikua një fotografi (foto 1) që e paraqet grafitin “UQK” të shkruar mbi beton të fresket. Zyrtarët pretenduan se ky akt ishte kryer në fshatin Gorazhdevc të komunës së Pejës, një vend i banuar me serbe, dhe e cilësuan atë si “ofendues dhe provokues”.

Megjithatë, fotografia e paraqitur nuk përmbante asnjë element vërtetues mbi vendndodhjen reale ose vërtetësi e ngjarjes. Që në fillim, mungesa e vendndodhjes së qartë dhe e provave të tjera vizuale e bënte këtë pretendim të duket i dyshimtë.

Rrjedha e dezinformimit dhe montazhi vizual

Pak më vonë, portali serb “KosovoOnline” e publikoj te njejtin lajm, por kësaj here të shoqëruar me një fotografi tjetër (foto 2), ku grafiti “UQK” shfaqej i shkruar mbi një mur shtëpie dhe jo mbi beton, siç ishte paraqitur fillimisht.
Edhe pse si burim informacioni u përmend përsëri “Zyra për Kosovë dhe Metohi”, dy fotografitë ndryshonin dukshëm nga njëra-tjetra, duke shtuar edhe më shumë dyshimet mbi besueshmërinë e gjithë ngjarjes.

Portali “KosovoOnline” kishte ndërhyrë në fotografinë e publikuar duke e prerë, në mënyrë që të fokusonte vetëm në mbishkrimet që i shërbenin narrativës së tyre. Në të vërtetë, fotografia origjinale (foto 3) tregonte një pamje krejt tjetër: një mur të mbushur me grafite nacionaliste serbe, ku shquheshin simbole të njohura si “4S” (katër shkronjat C në cirilikë), “SRB” (shkurtesa për Serbinë) dhe “KiM” (shkurtesa për “Kosovo i Metohija” – një term kishtar serb që përdoret për të manipuluar narrativën historike).
Elemente të fabrikimit
Një analizë më e thelluar mbi materialet vizuale dhe informative nxjerr në pah disa elemente të rëndësishme që tregojnë fabrikim:

  • Gabimi gjuhësor

Grafiti “UQK” është një formë e pasaktë e shkurtesës shqipe “UÇK”. Shqiptarët zakonisht nuk e përdorin kurrë këtë variant.

  • Manipulimi visual

Fotografia e “KosovoOnline” është prerë me qëllim për të fshehur pranitë e grafiteve serbe nacionaliste përreth.

  •  Konsistenca e ngjyrës

Të gjitha grafitet në mur, përfshirë edhe atë të supozuar “UQK”, janë bërë me të njëjtën ngjyrë të zezë dhe kanë të njëjtin nivel zbehjeje, duke treguar se janë shkruar në të njëjtën kohë.

Vlerësimi i taktikës

Ky rast përbën një shembull të qartë të përdorimit të një ‘cheapfake’, një formë manipulimi e thjeshtë dhe e lirë, që tenton të krijojë një realitet të rremë pa përdorur teknologji të avancuar.
Ndryshe nga ‘deepfake’, që përfshijnë ndërhyrje të avancuara digjitale, në këtë rast efekti arrihet përmes përzgjedhjes dhe përpunimit selektiv të materialeve ekzistuese, duke deformuar kështu perceptimin e publikut me mjete të thjeshta, por të qëllimshme.

Përfshirja politike

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovë dhe Metohi” shfaqet si iniciatore kryesore e kësaj fushate dezinformimi, ndërsa portali “KosovoOnline” ka marrë përsipër rolin e përforcuesit të kesaj narrative. Nga ana tjetër, Lista Serbe ka zgjedhur të mbajë një qëndrim më të tërhequr, duke reaguar vetëm përmes deklaratave publike dhe pa ofruar prova vizuale, çka lë të kuptohet një përpjekje për tu ruajtur nga ekspozimi direkt ndaj manipulimeve.

Përfundim

Ky rast ilustron qartë se si përmes metodave të koordinuara të dezinformimit tentohet të ndikohen perceptimet e opinionit publik, si brenda komunitetit serb, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Duke përdorur teknika të thjeshta manipulimi si “cheapfake”, zyrtaret politikë serbë përpiqen të forcojnë narrativat e viktimizimit dhe të nxisin tensione ndëretnike, duke manipuluar perceptimet që nuk mbështeten në fakte të qëndrueshme, por në perceptime të krijuara me qëllim.

Continue Reading

Previous: Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave
Next: Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit 6 min read
  • Fact Checking

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit

The Geopost September 8, 2025
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra

The Geopost August 19, 2025
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës 2 min read
  • Fact Checking

Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës

The Geopost July 25, 2025
Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.