Tre gazetarë të gazetës më të madhe ditore në Finlandë, “Helsingin Sanomat”, janë akuzuar nga Zëvendës Prokurori i Shtetit për raportimin e tyre mbi një objekt të inteligjencës.
Ndonëse mjetet për të marrë informacion nuk ishin të paligjshme, prokurori pretendon se artikulli i publikuar në dhjetor 2017 cenonte sigurinë e shtetit.
Nëse shpallen fajtorë, gazetarët mund të dënohen me nga nga katër muaj deri në katër vjet. Dy redaktorë të gazetës janë nën hetim, por jo të akuzuar. Një hetim i veçantë ka nisur për të gjetur burimin e rrjedhjes.
Prokuroria nxiti një protestë në mediat finlandeze dhe në mesin e njohësve të drejtësisë. Kryeredaktori i “Helsingin Sanomat”, Kaius Niemi, i përshkroi akuzat si “shokuese” dhe tha se ato rrezikojnë kushtet e punës së shtypit të lirë. Gazeta e justifikoi publikimin e stories si një interes publik, pasi ligjet që përcaktonin inteligjencën civile dhe ushtarake ishin në shqyrtim në atë kohë.
Sipas njohësve të ligjit, çështja është e hapur për interpretim dhe mund të jetë në kundërshtim me parimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Në një deklaratë publike, Unioni i Gazetarëve në Finlandë dënoi prokurorinë duke thënë se në një demokraci perëndimore, raportimi i mediave nuk mund të jetë krim. Gjithashtu, Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) iu referua Finlandës si një “strehë e sigurt” për lirinë e shtypit dhe u bëri thirrje autoriteteve që të tërheqin pa vonesë të gjitha akuzat kundër gazetarëve në këtë rast dhe të ofrojnë siguri se mbrojtja e lirisë së shtypit mbetet një prioritet në Finlandë”.

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin