Bjellorusia po dërgon trupa shtesë në kufirin e saj me Poloninë në mes të krizës së përshkallëzuar rreth emigrantëve të bllokuar.
Ka raporte të pakonfirmuara se Minsku zyrtar po dërgon trupa shtesë në zonat afër kufirit me Poloninë.
Në të njëjtën kohë, anëtarët perëndimorë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë dënuar Bjellorusinë për krizën në rritje të emigrantëve të bllokuar në kufirin e saj me Poloninë.
Në një deklaratë të formuluar, ata akuzuan Bjellorusinë për përdorimin e emigrantëve për të destabilizuar kufirin lindor të Bashkimit Evropian.
Sipas BBC, mijëra njerëz, shumë prej të cilëve kurdë të ardhur nga Lindja e Mesme, janë në kampe në kufirin me Poloninë, duke duruar ngricat atmosferike me shpresën që të kalojnë në BE. Emigrantët janë kryesisht të rinj – por ka edhe gra dhe fëmijë.
Turmat janë përpjekur të kalojnë gardhin gjembor për të hyrë në Poloni këtë javë – vetëm për t’u shtyrë prapa nga rojet kufitare dhe ushtria Polake. Megjithatë, disa emigrantë kanë arritur që të kalojnë.

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit