Një gjykatë në ish-republikën sovjetike të Lituanisë, ka burgosur dy qytetarë, nën akuzën se kanë spiunuar për Rusinë.
Një gjykatë në qytetin Klaipeda, ka dënuar Aleksejus Greicius me katër vjet burgim dhe Mindaugas Tunikaitis me 18 muaj burgim, pasi i ka gjetur fajtorë për mbledhje të të dhënave për Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).
Greicius, figurë publike dhe drejtor në Asociacionin baltik të të rinjve, i cili njihet për qasjet pro-ruse, e ka konsideruar veten të pafajshëm, derisa Tunikaitis e ka pranuar fajin.
Gjyqi është mbajtur me dyer të mbyllura për shkak të shqetësimeve për siguri kombëtare.
Hetuesit kanë thënë se dy të pandehurit nuk e kanë njohur njëri-tjetrin, mirëpo kanë qenë në kontakt me agjentin e njëjtë të FSB-së në vitet e fundit.
Prej vitit 2014, kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, dhe ka nisur të mbështesë separatistët në konfliktin në lindje të Ukrainës, gjykatat në Lituani kanë dënuar disa persona për spiunim te Rusia, apo aleatja e saj e ngushtë, Bjellorusia.

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit