Një veturë është futur mes turmës protestuese në Beograd, kur mijëra njerëz tashmë janë mbledhur në kryeqytet për të protestuar.
Incidenti nxiti reagimin e policisë, ndërsa studentët e qytetarët u mblodhën në paqe. Disa persona raportohen të lënduar, raportoi Nova.
Është bërë e ditur se shoferi është arrestuar, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim.
Një numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë është vendosur në qendër të Beogradit para fillimit të protestës së organizuar nga studentët, e cila pritet të nisë në orën 16:00.
Që nga mëngjesi i së shtunës, të gjitha mjetet e transportit publik të kompanisë së qytetit të Beogradit janë tërhequr në garazhet e tyre dhe nuk do të jenë në funksion gjatë ditës.
Ndërkohë, në orën 12:00 janë mbajtur 15 minuta heshtje në shenjë nderimi për 15 viktimat që humbën jetën pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad.
/TheGeopost

“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës