Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të planifikuara për 9 shkurt 2025, mediumi rus Sputnik Serbia ka dezinformuar duke pretenduar “dëmtimin” e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit dhe Rusisë.
Siç shkruan Sputnik Serbia:
Analiza:
Me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Bashkimi Evropian dërgoi më shumë se 200 vëzhgues për të garantuar transparencën dhe rregullsinë e zgjedhjeve në Kosovë. Misioni do të drejtohet nga Natalie Loiseau, një anëtare e Parlamentit Evropian, e cila do të drejtojë një ekip ekspertësh të ngarkuar me monitorimin e çdo aspekti të procesit zgjedhor.
Qendrat e votimit do të jenë nën vëzhgim me video, ndërsa të gjithë votuesit do të duhet të regjistrohen e të ndjelin procedurat e votimit për të parandaluar votime të mundshme të dyfishta apo manipulime.
Pavarësisht këtyre hapave, Lista Serbe vazhdon të përhapë dezinformata dhe “parregullsi” duke u përpjekur t’i paraqesë zgjedhjet si të padrejta. Megjithatë, të dhënat zyrtare nga Bashkimi Evropian dhe institucionet e Kosovës nuk tregojnë ndonjë parregullsi.
G. venhari

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu