Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dezinformon Patriarku Porfirije në fjalimin e Krishtlindjes: Serbët në Kosovë, kombi më i kërcënuar në Evropë

The Geopost January 8, 2025 2 min read
Share the news

Patriarku serb Porfirije ka dezinformuar lidhur me gjendjen e popullit serb në Kosovë gjatë fjalimit kryesor të Krishtlindjeve ortodokse. Ai një pjesë të mesazhit të festës ua kushtoi serbëve në Kosovë, siç tha ai, popullit më të kërcënuar dhe të pambrojtur në kontinentin evropian.

Çka tha ai?

“Ndjejmë nevojën atërore që këtë Krishtlindje t’ua dërgojmë zërin tonë para së gjithash fëmijëve tanë shpirtërorë në Kosovë… Kombi serb, në atdheun e tij shekullor, ka qenë kombi më i kërcënuar dhe më i pambrojtur në kontinentin evropian për një çerek shekulli. I ekspozuar ndaj presioneve, arrestimeve, sekuestrimit të dhunshëm të vetëqeverisjes komunale, mbylljes së shërbimeve shëndetësore lokale, sekuestrimit të tokave dhe pronave të tjera private, rrënimit të varrezave dhe monumenteve të kulturës, ai vazhdimisht është i frikësuar dhe i persekutuar”.

https://www.telegram.hr/vijesti/patrijarh-porfirije-u-bozicnoj-poslanici-proglasio-kosovske-srbe-najugrozenijim-narodom-divim-se-njihovoj-vjeri-i-junastvu/?

Analiza:

Patriarku Porfirije ka shfrytëzuar hapësirën e fjalimit të tij të festës së Krishtlindjeve për të ndjekur fushatën dezinformuese që udhëheq Qeveria e Serbisë se kinse në Kosovë ka persekutim e kërcënim të serbëve.

Kancelarija za KiM: Nedopustivo da Srbi budu mete na Uskrs

Ai ka shfrytëzuar me qëllim masën e madhe të njerëzve që kanë ndjekur atë për të përhapur këtë narrativë të pabazë. Kleriku serb ka dezinformuar kur thotë se serbët janë populli më i kërcënuar në Evropë, por nuk ka asnjë provë që e dëshmon këtë. Në Kosovë Kushtetua dhe ligjet mbrojnë të drejtat e pakicave dhe institucionet e sigurisë, përfshirë edhe Policinë e Kosovës janë në shërbim të kësaj pa dalluar qytetarët në bazë të etnisë.

Porfirije dezinformon gjithashtu kur thotë se ka pasur sekuestrim të dhunshëm të pushtetit lokal. Ka qenë partia kryesore e serbëve, Lista Serbe ajo e cila ka refuzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me direktiva të Beogradit. Zgjedhjet më pas ishin zhvilluar në mënyrë demokratike dhe kandidatët legjitimë që kishin marrë më shumë vota ishin vendosur në objektet komunale. Dezinformatë tjetër është ajo për objektet fetare kur Porfirije thotë se janë rrënuar. Asnjë objekt nuk është raportuar apo vërejtur se ka pësuar dëmtime dhe nuk ka asnjë raport që e mbështet atë që po deklaron ai./N.A./

Continue Reading

Previous: Kosova, Ukraina dhe Perëndimi cak i dezinformatave të Serbisë e Rusisë gjatë vitit 2024
Next: Patriarku rus dezinformon: Perëndimi është në kolaps, Rusia përfaqëson rrugë për zhvillim

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026
Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit

The Geopost February 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.