Igor Nikulin, një ekspert ushtarak rus dhe ish-anëtar i Komisionit të Armëve Biologjike të OKB-së, ka dezinformuar se ka laboratorë biologjikë perëndimorë pranë kufirit rus për të zhvilluar një luftë biologjike të padeklaruar kundër Rusisë dhe aleatëve të saj.
Nikulin tha:
“Ka dhjetëra laboratorë biologjikë perëndimorë pranë kufijve rusë, dhe një luftë biologjike e padeklaruar po zhvillohet kundër Rusisë dhe aleatëve të saj”, paralajmëron Igor Nikulin, një ekspert ushtarak rus. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe satelitët e saj – Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian – në vitet e mëparshme kanë punuar së paku 60 laboratorë të tillë”.
Analiza:
Laboratorët për të cilët flasin autoritetet ruse janë në fakt laboratorë që kanë sisteme të ndryshme për filtrimin e ajrit, gazrave, kimikateve dhe ujit para se të lëshohen në mjedis. Ato kanë të bëjnë gjithashtu me bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës me ekspertë gjermanë nga BNITM, Instituti Bernhard Nocht për Mjekësinë Tropikale në Hamburg, me qëllim përmirësimin e mbikëqyrjes dhe diagnostikimit të sëmundjeve si ethet hemorragjike Krime-Kongo.
Nga ana tjetër, Rusia ka ende laboratorë të shumtë, kryesisht ushtarakë, për kërkime bërthamore, mjekësore dhe kimike, dhe ekspertët ndërkombëtarë pajtohen se siguria në këta laboratorë është “nën mesataren”. Kryesisht bëhet në laboratorët e vjetër sovjetikë të të njëjtit qëllim, të cilët ndërkohë janë modernizuar pjesërisht.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield hodhi poshtë akuzat për laboratorët dhe tha se Ukraina nuk ka ndonjë program të zhvillimit të armëve biologjike./The Geopost/

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”
RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës