Presidenti i Republikës Srpska (RS), Milorad Dodik ka dezinformuar duke pretenduar rrejshëm se nuk ka kampe stërvitore ruse në RS.
Dodik tha:
“Unë e mohoj që ka kampe. Nuk ka qenë asnjëherë aktiviteti ynë. Gjithçka që na thanë deri tani ishte gënjeshtër. Rusia qëndron vetëm pas Marrëveshjes së Dejtonit. Ne e kuptuam shumë mirë se çfarë do të thotë të qëndrosh pas Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Qëndrimi i Rusisë është se qëndron pas integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës”.
Analiza:
Raportet për aktivitete të mundshme ruse në RS vijnë jo vetëm nga burime moldave, por edhe nga shërbimet e huaja të inteligjencës.
https://www.slobodnaevropa.org/a/32696847.html?
Sipas raportit të policisë moldave, trajnimi u krye nga instruktorë të huaj të lidhur me grupe paraushtarake si “Wagner” dhe “Ferma”, ndërsa në të njëjtën kohë disa pjesëmarrës u përzgjodhën për “stërvitje më të avancuar” në kampet guerile, mbajtur në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Serbi.
https://www.cei.int/ansa/152684?
Gjithashtu, ambasada amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë shprehu shqetësimin për këtë informacion, duke theksuar se kampe të tilla mund të përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin e Ballkanit.
https://www.slobodnaevropa.org/a/moldavija-rusija-kampovi-bih-neredi-obuka/33170656.html?
Incidentet e sabotimit rus dhe ndërhyrjet në zgjedhje kanë qenë në rritje që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska, me raporte të reja që dalin vazhdimisht.
Autoritetet moldave akuzuan kohët e fundit Rusinë se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe në referendumin e anëtarësimit në BE, duke planifikuar t’i dërgojë votuesit me autobus në ambasadën moldave në Moskë për të ndikuar në rezultatet, me qëllim të manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Ky nuk është raporti i parë që sugjeron se grupet paraushtarake të financuara nga Rusia janë trajnuar në Republika Srpska. Vitin e kaluar, ministri boshnjak i Mbrojtjes, Zukan Helez tha se kampe paraushtarake të mbështetura nga Rusia ishin zbuluar në vend.
https://www.slobodnaevropa.org/a/tuzilastvo-bih-rs-vojni-kampovi/32698131.html?/G.Venhari/

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë