Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

“Vdekje shqiptarëve”, në Serbi shfaqet një grafit nacionalist kundër shqiptarëve

The Geopost August 14, 2024 3 min read
Share the news

Një grafit nacionalist është shfaqur në komunën e Bujanocit nëSerbi, të banuar me shumicë shqiptare me thirrje “vdekje shqiptarëve”. Ky shkrim erdhi pas një proteste të shqiptarëve nëkëtë zonë për diskriminim të vazhdueshëm nga shteti serb ndaj pakicës shqiptare. Grafiti u shfaq në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, e denoncoi fillimisht rastin dhe ka kërkuar nga autoritetet serbe qëtë marrin masat.

Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit “vdekje shqiptarëve”.Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, ka shkruar ai.

Ndaj kësaj thirrje nacionaliste ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili përmendi dy zyrtarë serbë që e nxitën këtë që ndodhi.

“Albanofobia e nxitur, Pas deklaratave të shefit të vartësit të Aleksandar Vuçiqit, Dragan Stevanoviq – Bocke dhe Drejtorit të Shërbimit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq të cilët nxituan të gjykojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta e barazi, sot, kemi reagimin e para albanfob në Bujanoc. Në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc është shkruar një mbishkrim ‘Smrtsiptarima’ (Vdekje shqiptarëve) deri më tani, nga persona të panjohur. Këta dy zyrtarë shtetëror, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për protesta, për libra, për integrim, për njohje të diploma, për ndalesë të pasivizimit, për zhvillim ekonomik, kanë nxitur një valë reagimesh antishqiptare, kulmi i së cilës u arrit me këtë mbishkrim në institucionin shëndetësorë”.

Kamberi thotë se kur bëhet fjalë për kërcënime e gjuhë tëurrejtjes ndaj shqiptarëve nuk merren masat nga Serbia, ndërsa kjo nuk ndodh kur preken serbët.

“Akoma nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është veprim krejt ndryshe nga ai para disa ditëve, kur një komentues shqiptar në Facebook, ishte arrestuar “për nxitje të urrejtjes ndërnacionale” dhe të cilit u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Natyrisht, nxitësit e kësaj albanofobie, Bocke dhe Mitroviq, mbeten të heshtur, sepse, në një shtet ligjor do të ishin të parët ndaj të cilëve do të duhej të ndërmerreshin masa ndëshkuese”.
Shqiptarët në Serbi janë revoltuar për diskriminimin që iu bëhet nga shteti për shkak të etnisë së tyre dhe për këtë arsye kanë protestuar.

Serbia me qëllim të zvogëlimit të numrit të shqiptarëve po pasivizon adresat e tyre gjë që është parë si spastrim etnik. Për këtë çështje ka pasur reagime edhe nga vendet të Bashkimit Evropian si Gjermania.

Kamberi tha se kanë protestuar sepse qeveria qendrore në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat e tyre, t’i integrojë në organet shtetërore në mënyrë të drejtë e të barabartë, sepse nuk ia njeh diplomat, po i pasivizon, diskriminon, po ngushton hapësirën elementare për jetë normale, po refuzon të respektojë tre marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit shqiptarë e të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët.

Kamberi ka denoncuar gjithashtu përpjekjen e Dragan Stevanovic Boske, funksionar i lartë i SNS-it, për ta shtrembëruar arsyen e protestës.
“Dragan Stevanovic Boske, funksionar i lartë i SNS-it, paska deklaruar se protesta në Bujanoc nuk ka të bëjë me drejtat e shqiptarëve por, gjoja, me humbjen e pushtetit në Bujanoc”, ka thënë ai. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Kina mbështet Iranin në mbrojtjen e sigurisë, thotë ministri i jashtëm
Next: Irani prezanton drone me rreze të gjatë veprimi në ngjarjen ruse, thonë media shtetërore

Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar

The Geopost August 4, 2026
Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj” 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj”

The Geopost August 4, 2026
Vala e të nxehtit kërcënon energjinë bërthamore në Evropën Juglindore 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Vala e të nxehtit kërcënon energjinë bërthamore në Evropën Juglindore

The Geopost August 4, 2026
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska

The Geopost July 29, 2026
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi

The Geopost July 28, 2026
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe” 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”

The Geopost July 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.