Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Kina mbështet Iranin në mbrojtjen e sigurisë, thotë ministri i jashtëm

The Geopost August 12, 2024 2 min read
Share the news

Kina mbështet Iranin në mbrojtjen e “sovranitetit, sigurisë dhe dinjitetit kombëtar” të tij, tha Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi të dielën në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm në detyrë të Iranit, tha Ministria e Jashtme kineze.

Në bisedën telefonike, Wang përsëriti dënimin e Pekinit për vrasjen e shefit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran më 31 korrik, duke thënë se sulmi shkeli sovranitetin e Iranit dhe kërcënoi stabilitetin rajonal.

Irani dhe grupi palestinez islamik Hamas kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e sulmit që vrau Haniyeh.

Izraeli as nuk e ka marrë dhe as nuk e ka mohuar përgjegjësinë për vrasjen, duke ngritur shqetësime se lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza mund të përshkallëzohet në një luftë më të madhe në Lindjen e Mesme.

Irani i ka premtuar Izraelit “dënim të ashpër” për vrasjen.

Wang i tha ministrit të Jashtëm iranian në detyrë, Ali Bagheri Kani se vrasja e Haniyeh “minoi drejtpërdrejt procesin e negociatave të armëpushimit në Rripin e Gazës dhe minoi paqen dhe stabilitetin në rajon”, sipas Ministrisë së Jashtme kineze.

“Kina mbështet Iranin në mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe dinjitetit kombëtar të tij në përputhje me ligjin dhe në përpjekjet e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal, dhe është e gatshme të mbajë komunikim të ngushtë me Iranin,” citohet të ketë thënë Wang.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian emëroi të dielën Abbas Araqchi si ministër të jashtëm të vendit. Araqchi ishte kryenegociatori i Iranit në bisedimet bërthamore nga viti 2013 deri në vitin 2021./Reuters/

Continue Reading

Previous: Rusia kërkon 15 vjet burg për balerinën amerikano-ruse
Next: “Vdekje shqiptarëve”, në Serbi shfaqet një grafit nacionalist kundër shqiptarëve

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

The Geopost September 21, 2026
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE 2 min read
  • Lajme

Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE

The Geopost September 17, 2026
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës

The Geopost September 17, 2026
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

The Geopost September 16, 2026
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

The Geopost September 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.