Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Propaganda ruse dhe manipulimet lidhur me sulmin në Sevastopol

The Geopost June 25, 2024 2 min read
Share the news

Ministria e Jashtme ruse dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kanë akuzuar SHBA-në duke pretenduar se gjoja ajo ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulmin me raketa në Sevastopol. Pretendimet, të cilat përfshijnë akuza për kontrollin ushtarak të SHBA-së dhe koordinimin e sulmeve, janë pjesë e një strategjie më të gjerë propagandistike nga Moska.

Çfarë thanë Peskov dhe Ministria e Punëve të Jashtme ruse:

“Uashingtoni dhe satelitët e tij kanë krijuar një regjim neo-nazist në Kiev, po bëjnë luftë kundër Rusisë me duart e tyre dhe po e nxisin atë të kryejë akte terrorizmi dhe vrasje të qytetarëve civilë rusë”, tha ministria ruse, duke premtuar një përgjigje ndaj këtij krimi.

“Pyesni kolegët e mi, zëdhënësit në Evropë, në Perëndim, veçanërisht në Uashington, pse qeveritë e tyre po vrasin fëmijë rusë? Bëjuni atyre një pyetje kaq të thjeshtë,” vuri në dukje Peskov në konferencë. Ai shtoi se “Rusia e kupton që Kievi nuk është ai që drejton raketat, megjithëse po merr pjesë në proces. Ne e kuptojmë shumë mirë se kush qëndron pas kësaj, kush po i drejton këto raketa absolutisht të komplikuara teknikisht drejt objektivave të tyre”.

Analiza:

Ministria e Jashtme ruse dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov po përdorin retorikë propagandistike për të larguar vëmendjen nga përgjegjësia e palës ruse dhe për të deklaruar veten viktima, ndërsa vendet perëndimore, veçanërisht SHBA-të, agresorë.

Pa prova konkrete, Rusia akuzon SHBA-në për përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmin në Sevastopol. Kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë propagandistike që synon ta portretizojë Rusinë si viktimë të agresionit perëndimor.

Këto deklarata shërbejnë gjithashtu për të shkëputur vëmendjen nga problemet e brendshme të Rusisë dhe mospopullariteti i luftës në Ukrainë në mesin e një pjese të popullsisë ruse.

Pretendimet se ekspertët amerikanë po vendosnin koordinatat për raketat dhe se një dron amerikan po monitoronte zonën, u bënë pa prova konkrete, një taktikë tipike propagandistike.

Rusia përdor dezinformimin dhe pretendimet manipuluese për të mbështetur axhendën e saj politike dhe për të shkëputur vëmendjen nga veprimet e saj në skenën ndërkombëtare. Akuzat për përfshirjen e SHBA-së në sulmin në Sevastopol shërbejnë për të destabilizuar mbështetjen perëndimore për Ukrainën dhe për të krijuar dyshime midis aleatëve. Këto taktika propagandistike janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Moskës për të justifikuar veprimet e saj në sytë e publikut vendas dhe ndërkombëtar./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Top dezinformatat serbe, ruse dhe kineze gjatë javës që lamë pas
Next: Dodik dezinformon: Sankaionet amerikane janë imponim i vullnetit politik

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.