Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Petkoviq dezinformon: Arrestimet e serbëve janë të motivuara politikisht

The Geopost June 21, 2024 2 min read
Share the news

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Serbi lëshoi një deklaratë duke dezinformuar se “arrestimet e serbëve në Kosovë janë të motivuara politikisht dhe pjesë e një fushate të pretenduar të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të provokuar një krizë të re”. Ky pretendim është pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike nga Beogradi për të nënçmuar autoritetet e Kosovës dhe për të larguar vëmendjen nga përgjegjësitë e veta.

Çfarë tha Petkoviq:

“Është e qartë se Kurti, duke vazhduar terrorin që zakonisht e bën gjatë diskutimeve për mundësitë e rifillimit të dialogut, dëshiron të provokojë serbët në Kosovë dhe të rëndojë më tej situatën në terren dhe të ikë nga obligimet e tij në dialog.

Arrestimi i mbrëmshëm i Llazar D. në pikën famëkeqe të urës në Bistricë për ngjarjet e vitit të kaluar përballë komunës së Zveçanit ka qenë i motivuar thjesht për arsye politike dhe është një përpjekje e re e Albin Kurtit për të përkeqësuar situatën në veri të Kosovës dhe të shkaktojë një krizë të re”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Analiza:

Arrestimet në Kosovë janë rezultat i shkeljes së ligjit, jo i strategjive politike. Arrestimi i L.D. lidhet me përfshirjen e tij në incidente të dhunshme, jo me një përpjekje të Kosovës për të provokuar tensione. Policia e Kosovës njoftoi se L.D. u ndalua për përfshirjen e tij në incidentet para ndërtesës së komunës në Zveçan, duke treguar arsye ligjore e jo politike për arrestimin e tij.

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën përdor dezinformimin dhe manipulimin për të krijuar një imazh të kërcënimit të vazhdueshëm ndaj serbëve në veri të Kosovës. Këto aktivitete propagandistike kanë për qëllim destabilizimin e situatës në Kosovë dhe minimin e përpjekjeve ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në deklaratë nuk përmendet se arrestimet dhe ndalimet janë rezultat i një procesi gjyqësor dhe se të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale dhe jo për arsye politike. Në këtë mënyrë, Zyra injoron përpjekjet legjitime të autoriteteve të Kosovës për të rivendosur rendin dhe ligjin.

Deklarata të tilla shërbejnë për të manipuluar opinionin publik dhe për të krijuar një imazh të agresionit të vazhdueshëm dhe padrejtësisë ndaj serbëve në Kosovë, gjë që vështirëson çdo përpjekje për dialog paqësor.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Zëdhënësi kinez dezinformon për vendet e G7-ës: Edhe të kombinuara, ato kontribuojnë më pak se Kina
Next: Top dezinformatat serbe, ruse dhe kineze gjatë javës që lamë pas

“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman

The Geopost August 4, 2026
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës

The Geopost July 31, 2026
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe” 6 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”

The Geopost July 11, 2026
Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë” 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”

The Geopost July 7, 2026
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.