Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova dezinformon për atmosferën e pretenduar të padrejtë gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. Ajo deklaroi se “forcat politike që kundërshtojnë konfrontimin me Rusinë i nënshtrohen diskriminimit, presionit dhe ngacmimit”.
Çfarë tha Zakharova:
“Gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian janë regjistruar kushte të rrepta të cilat nuk lejonin konkurrencë të ndershme. Fusha e informacionit u “pastrua” nga burimet alternative të informacionit dhe fushata antiruse ishte e shfrenuar. Forcat politike kundër konfrontimit me Rusinë u diskriminuan. Në një numër të konsiderueshëm shtetesh anëtare të BE-së, votimi mori një karakter të dukshëm protestues, si për shkak të mbështetjes së partive opozitare, ashtu edhe për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët”, tha Zaharova.

Analiza:
Dezinformimi i Zakharovas për zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe pretendimet e saj, të cilat janë pjesë e propagandës më të gjerë ruse, kanë për qëllim destabilizimin e institucioneve evropiane. Pretendimet e saj për kufizime të rënda dhe mungesë të konkurrencës së ndershme nuk mbështeten me prova konkrete. Zgjedhjet evropiane janë të njohura për transparencën dhe standardet e larta demokratike.
Bashkimi Evropian zbaton mekanizma të rreptë monitorimi për të siguruar zgjedhje të drejta dhe të lira. Organizata të tilla si OSBE dhe OJQ të ndryshme monitorojnë rregullisht zgjedhjet e BE-së për të siguruar paanshmëri dhe procedura të drejta. Përveç kësaj, BE-ja është e njohur për hapjen dhe pluralizmin e saj mediatik, i cili lejon që pikëpamjet e ndryshme politike të shprehen lirshëm.

Maria Zakharova përdor taktika të njohura dezinformimi për të minuar besueshmërinë e Bashkimit Evropian dhe proceset e tij demokratike. Pretendimet e saj për zgjedhje të padrejta janë të pabaza dhe janë pjesë e një fushate më të gjerë nga Moska për të destabilizuar dhe diskredituar institucionet perëndimore. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u zhvilluan në përputhje me standardet më të larta demokratike, pavarësisht përpjekjeve të zyrtarëve rusë për të paraqitur një pamje të ndryshme./The Geopost/

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën