Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Perëndimi po furnizon terroristët me armë

The Geopost June 7, 2024 2 min read
Share the news

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova dezinformoi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut se Perëndimi po furnizon terroristët me armë nëpërmjet Kievit, të cilat sipas pretendimit të saj, supozohet se arrijnë në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe disa në Evropën Perëndimore.

Çfarë tha Zakharova:

“Perëndimi është furnizuesi kryesor i armëve për terroristët – ata arrijnë në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Evropën Perëndimore përmes Kievit. Vendet e NATO-s, minoriteti i botës, po furnizojnë me armë dhe fokusoheni në këtë, po furnizojnë me armë një regjim terrorist. Gjëja më e keqe është se ata po e bëjnë këtë krejtësisht të pakontrolluar.”

Analiza:

Deklarata e Zakharovës se Perëndimi po furnizon me armë terroristët është e pabazë dhe e rreme. Ndërsa Perëndimi mbështet Ukrainën në mbrojtjen e saj legjitime kundër agresionit rus, pretendimet se terroristët po furnizohen me armë janë pjesë e një fushate më të gjerë dezinformimi rus.

Akuza të tilla nuk kanë prova dhe shërbejnë vetëm për destabilizimin dhe krijimin e një imazhi të rremë të Perëndimit.

Vendet e NATO-s po ndihmojnë Ukrainën në luftën e saj për sovranitet dhe integritet territorial. Kjo mbështetje kontrollohet rreptësisht dhe synon rezistencën legjitime kundër pushtimit të paligjshëm rus. Përpjekjet e Rusisë për të portretizuar Perëndimin si një faktor destabilizues janë pjesë e një strategjie për të larguar vëmendjen nga lëvizjet e saj agresive dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar.

Rusia ka një histori të gjatë të furnizimit me armë për regjime dhe grupe të ndryshme, të cilat shpesh përdorin këto armë në konflikte në mbarë botën. Politika e tyre shpesh ka çuar në destabilizimin e rajonit, siç është evidente në Ukrainë, ku pushtimi i Rusisë dhe mbështetja për separatistët kanë destabilizuar vendin që nga viti 2014.

Deklarata e Zakharovës është një përpjekje tjetër e propagandës ruse për të shtrembëruar realitetin dhe për të akuzuar Perëndimin për lëvizjet e veta negative. Rusia e përdor këtë lloj dezinformimi si një mjet për të manipuluar opinionin publik dhe për të shkëputur vëmendjen nga aktivitetet e saj të paligjshme.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Lavrov dezinformon: Uashingtoni po i urdhëron shtetet të bashkëpunojnë me të, kundër çdo konkurrenti
Next: Perëndimi sërish cak i dezinformatave ruse

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026
Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit

The Geopost February 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.