Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov po dezinformon për SHBA-në dhe vendet e NATO-s se gjoja ato synojnë të ndjekin një luftë kundër Rusisë dhe paralajmëron se veprime të tilla do të kenë pasoja të rënda. Këto pretendime janë pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike ruse që synon të justifikojë agresionin rus në Ukrainë dhe të portretizojë Perëndimin si agresor.
Çfarë tha Peskov:
“Vendet e NATO-s, veçanërisht SHBA dhe kryeqytetet e tjera evropiane, kanë hyrë në një raund të ri të përshkallëzimit të tensioneve në ditët dhe javët e fundit. Ata po e bëjnë këtë me vetëdije dhe ne po dëgjojmë shumë deklarata luftarake. Kjo nuk është gjë tjetër veçse shkaktim një nivel i ri tensioni, ata e kuptojnë se kjo tendencë negative në qasjen e tyre, për fat të keq, ende po provokon Ukrainën për të vazhduar luftën e pakuptimtë kundër Rusisë.”
Analiza:
Mbështetja e NATO-s dhe Perëndimit për Ukrainën është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, e cila njeh të drejtën për vetëmbrojtje. Ofrimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën është një përgjigje ndaj agresionit rus dhe një përpjekje për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
Rusia po përdor taktikën e zhvendosjes së fajit, duke akuzuar Perëndimin për deklarata luftarake dhe për nxitje të tensionit, ndërkohë që ajo vetë po kryen një fushatë ushtarake agresive kundër një shteti sovran.
Qëllimi i kësaj lloj propagande është të largojë vëmendjen nga problemet e brendshme në Rusi.
Është Rusia ajo që po ndjek një politikë agresive ndaj Ukrainës dhe janë NATO dhe vendet perëndimore që po i japin mbështetje viktimës së agresionit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
/The Geopost

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu