Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

A po e ndërton Serbia stadiumin kombëtar nga një firmë kineze që është e lidhur me ushtrinë?

The Geopost May 30, 2024 3 min read
Share the news
Serbia ka qëllim që të ndërtojë një stadium me përmasa që nuk i duhet por që ai do të kontribuojë në zhvillimin e patriotizmit. Stadiumi kombëtar i futbollit do të kushtojë 257 milionë euro, ndërsa paratë e investuara pritet të kthehen pas 37 vitesh, sipas studimit të mëparshëm të fizibilitetit për stadiumin kombëtar, në të cilin Radio Evropa e Lirë (RSE) kishte akses.
Edhe pse kjo analizë e kostove dhe të ardhurave të mundshme të stadiumit të ardhshëm është bërë tri vjet më parë, përfundimet për arsyetimin e investimit në ndërtimin e stadiumit kombëtar nuk janë paraqitur deri më tani për publikun.
Një nga konkluzionet nga dokumenti është se Serbisë nuk i duhet një stadium i përmasave të parashikuara, por se do të ndërtohet sërish.
Siç thuhet në dokument, studimi për fizibilitet është porositur nga qeveria e Serbisë dhe është bërë nga kompania kineze China Railway 14th Bureau Group Co.Ltd.
Me China Railway 14th Bureau Group Co.Ltd, siç thuhet në raportin për punën të qeverisë së Serbisë për vitin 2020, qeveria nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me realizimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës urbane dhe stadiumin kombëtar.
Se çfarë nënkuptohet me “realizimin e projektit” dhe nëse kjo kompani do të jetë edhe kontraktore e stadiumit, nuk dihet, sepse ky memorandum nuk është në dispozicion të publikut.
Një kompani kineze e lidhur me ushtrinë
China Railway 14th Bureau Group Co.Ltd është pjesë e ChinaRailway Construction Corporation, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Kinë, e angazhuar në projekte të shumta infrastrukturore në mbarë botën, kryesisht në Azi dhe Lindjen e Mesme.
Sipas të dhënave nga regjistri amerikan i biznesit Forbes, kjo kompani ka realizuar të ardhura në vlerë prej 160.6 miliardë euro në vitin 2023.
Që nga viti 2020, në SHBA është përfshirë në listën e kompanive që Pentagoni i konsideron të lidhura ngushtë me ushtrinë kineze. Në Serbi, kësaj kompanie iu dhanë punë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e hekurudhave.
Si erdhi deri këtu?
Njoftimet për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit datojnë në vitin 2014.
“Stadiumet sjellin para”, tha presidenti Aleksandar Vuçiq në prezantimin e projektit të ndërtimit të stadiumit dhe kompleksit të ekspozitës EXPO në mesin e vitit 2023 dhe shpjegoi më tej motivet e ndërtimit të Stadiumit Kombëtar.
“Dhe pse stadiume? Sepse ne nuk kemi stadiume. Sepse njerëzve u pëlqen të shikojnë futboll. Për t’i mbajtur fëmijët larg rrugëve,” tha Vuçiç dhe shtoi se “stadiumi do të jetë i kuptueshëm i shtrenjtë”, por jo saktësisht se sa do të kushtojëdhe në çfarë kushtesh do të kthehen ato para.
Marko Milanoviq nga Këshilli Fiskal, një organ i pavarur i ngarkuar për kontrollin e financave publike, tha për Radion Evropa e Lirë se projekti i ndërtimit të Stadiumit Kombëtar është shoqëruar me transparencë të pamjaftueshme dhe anashkalim të procedurave që nga fillimi i tij.
“Ndërtimi i kompleksit EXPO dhe i Stadiumit Kombëtar, me sa duket, do të financohet në pjesën më të madhe nga huamarrja. Ato kredi, me interes, do të kthehen nga të gjithë taksapaguesit. Kjo është arsyeja kryesore që qytetarët meritojnë të dinë saktësisht se kush e ndërton, në cilat faza dhe afate, si dhe cilat janë efektet e pritura nga hyrja në këtë projekt”, thotë Milanoviq.
Ai tregon se katër vite më parë zyrtarët e shtetit njoftuan se do të paraqesin para qytetarëve Studimin Paraprak të justifikimit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, i cili nuk është bërë deri më sot./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Rusia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në Azinë Qendrore sipas një marrëveshjeje me Uzbekistanin
Next: Putin paralajmëron Perëndimin që të mos lejojë Ukrainën të përdorë raketat e saj kundër Rusisë

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.