Pas bisedimeve, Mirziyoyev e vlerësoi projektin si “jetik” dhe vuri në dukje se Uzbekistani ka “rezerva të mëdha të uraniumit të tij”. Putini, nga ana tjetër, premtoi se “do të bëjë gjithçka për të punuar në mënyrë efektive në tregun e Uzbekistanit (energjisë bërthamore).
Nëse marrëveshja zbatohet, objekti do të ishte i pari në Azinë Qendrore dhe do të forconte më tej ndikimin e Rusisë në rajon.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti citoi kompaninë shtetërore ruse të energjisë Rosatom të ketë thënë se projekti parashikon ndërtimin e gjashtë reaktorëve me një kapacitet total prej 330 megavat. Sipas mediave ruse, të dy vendet kishin diskutuar më parë për ndërtimin e një centrali bërthamor me një kapacitet më të madh – 2.4 gigavat.
Putin premtoi gjithashtu të rrisë furnizimet me gaz në Uzbekistan.
Bisedimet midis Putinit dhe Mirziyoyev u zhvilluan në kryeqytetin uzbek Tashkent, ku lideri rus udhëtoi të dielën në udhëtimin e tij të tretë jashtë vendit që nga inaugurimi për një mandat të pestë në detyrë në fillim të këtij muaji.
Ai fillimisht udhëtoi për në Kinë, ku mirëpriti propozimet e Kinës për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit të Ukrainës, dhe më vonë në Bjellorusi, ku Rusia ka vendosur armë taktike bërthamore.
Udhëtimet pasqyrojnë përpjekjet e vazhdueshme të Kremlinit për të fituar mbështetje mes tensioneve të vazhdueshme me Perëndimin për konfliktin në Ukrainë./AP/

Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin
Selimi: Ndikimi i mediave ruse në Ballkan, më i madh se kurrë
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares
Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin
“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA