Igor Ivanoviq, publicist, së fundmi bëri një sërë pretendimesh të diskutueshme rreth NATO-s dhe rolit të saj në marrëdhëniet globale. Në një intervistë me Sputnik Srbia, Ivanoviq pretendon se NATO është shkaku kryesor i destabilizimit aktual global dhe e akuzon atë se planifikon të instalojë një mburojë bërthamore pranë kufijve të Rusisë.
Çfarë thotë Sputnik Serbia:
“Të gjitha proceset aktuale të destabilizimit në botë rrjedhin nga synimi i NATO-s për të sjellë një mburojë bërthamore më afër kufijve të Rusisë në emër të ‘sektit të të pasurve’. Nëse ky faktor do të shmangej, shumë gjëra do të amortizoheshin”.
Analiza:
Igor Ivanoviq dhe Sputnik Serbia përpiqen ta paraqesin NATO-n si një organizatë agresive përgjegjëse për konfliktet globale. Por e vërteta është krejt ndryshe. NATO është një aleancë që u krijua për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e anëtarëve të saj, për të promovuar demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Prandaj, pretendimet e bëra nga Igor Ivanoviq dhe të transmetuara nga Sputnik Serbia janë një shembull tjetër i një fushate dezinformuese të drejtuar kundër NATO-s dhe vlerave perëndimore./The Geopost/

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”
RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman