Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq me gjuhë kërcënuese ndaj Kosovës, Qeveria kërkon reagim ndërkombëtar

The Geopost March 20, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë disa deklarata kërcënuese kundër Kosovës gjatë një fjalimi në akademi në Serbi.

Ai ka thënë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën në vend të Serbisë, Serbia do të “presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

“Kini kujdes nëse zgjidhni Kosovën në vend të Serbisë. Nëse ata zgjedhin Kosovën, Serbia ‘do të presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë’, ka thënë Presidenti i Serbisë.

Qeveria e Kosovës ka reaguar për këtë deklaratë duke thënë se edhe pse kërcënimet e Serbisë janë të vazhdueshme, ato nuk duhet të kthehen në normalitet.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se deklaratat e tilla duhet të dënohen ashpër nga faktori ndërkombëtar.

“Ato nuk mund të shpërfillen e as të injorohen, apo të cilësohen thjesht si deklarata për konsum të brendshëm. Ato duhet të përcillen me vigjilencë të lartë dhe të dënohen ashpër edhe nga komuniteti ndërkombëtar, si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar e me radhë. Si një peng i së kaluar që është e i dëshpëruar që nuk mund ta kthejë kohë mbrapa, Vuçiq shpreson rrezikshëm që metodat e së kaluarës një ditë mund të jenë zgjidhja në të ardhmen”, tha Kryeziu.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Vuçiq po shpërfaq një fakt shumë të rëndësishëm, se ai është vazhdimësi e mendësisë së Millosheviqit, i cili kërkon territore dhe asnjëherë nuk i intereson për të drejtat dhe liritë e njerëzve.

Deklarata luftënxitëse e Vuçiqit ngriti reagime edhe te të tjerët.

Një deputet i Gjermanisë, Michael Roth ka shkruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian me Vuçiqin në krye.

“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Serbia ose Kosova”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka shkruar Roth në një postim në X. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Shefi i mbrojtjes i Koresë së Jugut thotë se Koreja e Veriut i ka dorëzuar Rusisë 7000 kontejnerë me municion
Next: Hovenier për kërcënimet e Vuçiqit: NATO është gati dhe e përgatitur

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE 2 min read
  • Lajme

Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE

The Geopost September 17, 2026
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës

The Geopost September 17, 2026
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

The Geopost September 16, 2026
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

The Geopost September 16, 2026
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit

The Geopost September 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.