Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Top propagandat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas

The Geopost March 11, 2024 2 min read
Share the news

Java që lamë pas nisi me dezinformatën se gjoja Kosova dhe Perëndimi po synojnë kolapsimin e serbëve, artikull ky që u publikua në portalin Sputnik Srbia, me titullin  “Dramë e re në Kosovë: Një eksperiment i rrezikshëm nga Prishtina dhe Perëndimi – qëllimi është që serbët të çohen në kolaps”.

Nëpërmjet këtij titulli u aludua se Kosova në bashkëpunim me Perëndimin po punojnë për një eksperiment të rrezikshëm në dëm të serbëve që sipas tyre cilësohet si një “dramë e re”, e që nuk është aspak e vërtetë për shkak se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

As këtë javë nuk mungoi propaganda e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila ka e ftuar në Festivalin Botëror të Rinisë në Sochi ka propaganduar rreth raportit të Rusisë me SHBA-në dhe NATO-n.

Në deklaratën e saj të dhënë të mërkurën që lamë pas, Zakharova ka thënë se çdo kërcënim ndaj sigurisë së Rusisë nga ana e tyre do të marrë një përgjigje.

“Rusia nuk ka plane për të sulmuar apo nisur një konflikt me SHBA-në apo NATO-n. Është NATO ajo që e ka shpallur vendin tonë ‘kërcënim direkt’ në dokumentet e saj doktrinore. Anëtarët e NATO-s duhet të kuptojnë se çdo kërcënim ndaj sigurisë së Rusisë nga ana e tyre do të marrë një përgjigje”, ka thënë ajo, duke harruar se kjo pjesë e fjalimit të saj nuk përputhet aspak me veprat e shtetit rus kundrejt disa shteteve specifike.

Për dezinformatë nga portalet serbe u shfrytëzua edhe një aksion i Policisë së Kosovës, të cilat publikuan dezinformatën e radhës duke e titulluar “Policia e Kurtit vazhdon me maltretimet: Kanë bastisur barnatore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut”.

Kjo dezinformatë që u publikua të enjten në portalin “Novosti”, nuk qëndron aspak ngaqë  zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani ka thënë se aksioni është zhvilluar për shkak të dyshimit rreth kontrabandimit të mallrave me produkte mjekësore./G. Venhari- The Geopost/

 

 

Continue Reading

Previous: Keqpërdoret emri i FSK-së, tentohet të përfitohet përmes një faqe të rrejshme – e demanton Ambasada e Kosovës në ShBA
Next: Dezinformon Moska: NATO po stërvitet për luftë me Rusinë

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe” 6 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”

The Geopost July 11, 2026
Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë” 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”

The Geopost July 7, 2026
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat 3 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

The Geopost May 19, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.