Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Kina dhe Rusia me narrativë të sinkronizuar, punuan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

The Geopost March 8, 2024 3 min read
Share the news

Pas fillimit së pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt 2022, mediat shtetërore në Republikën Popullore të Kinës (PRC) dhe Federatën Ruse kanë përdorur taktika të ngjashme në operacionet e tyre të informacionit dhe shpesh kanë shpërndarë tregime të ngjashme rreth luftës. Ashtu si Rusia edhe  Kina përdor llogaritë e ambasadave dhe diplomatëve për të përhapur narrativat zyrtare për t’i bërë ato të duken më të besueshme.

Kështu thuhet në raportin e Qendrës së Komunikimit Strategjik të Ekselencës së NATO-s,  ku janë realizuar dy analiza, njëra e fokusuar në Suedi dhe tjetra në Finlandë, në shqyrtimin e narrativave ruse dhe kineze në lidhje me ofertat e tyre për anëtarësim në NATO, transmeton The Geopost.

Në këtë raport u përmendën detajisht raportet e Kinës me këto dy shtete ndër vite.

Sipas këtij studimi, sistemi mediatik kinez shpërndan “kornizat” e tij narrative për audiencën ndërkombëtare përmes një aparati të zhvilluar shumë mirë, hierarkik dhe të disiplinuar. Në krye të këtij sistemi janë deklaratat zyrtare nga anëtarët, ministrat ose ambasadorët e rangut të lartë të Partisë Komuniste Kineze (PKK). Deklaratat zyrtare shpërndahen dhe përpunohen përmes organeve të mediave shtetërore dhe përforcohen gjithnjë e më shumë brenda mediave sociale.

“Ashtu si Rusia edhe  Kina përdor llogaritë e ambasadave dhe diplomatëve për të përhapur narrativat zyrtare për t’i bërë ato të duken më të besueshme”, thuhet në raport.

Ngjashmëritë e shumta midis kinezëve dhe mbulimi i luftës nga media ruse nuk është befasues; të dyja palët ndajnë një shqetësim ndaj NATO-s dhe Perëndimit në përgjithësi. Vetëm tri javë para nisjes së pushtimit të Rusisë, presidentët Vladimir Putin dhe Xi Jinping shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ‘zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s’ në një deklaratë të përbashkët ku deklaruan gjithashtu se miqësia e tyre nuk kishte ‘kufi’.

Kur Suedia aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në aleancë më 18 maj 2022 u ngjallën reagime të forta negative në rrjetet e mediave shtetërore ruse dhe kineze.

Mediat që shkruan për aplikimin e Suedisë në NATO

Marrëdhëniet e Suedisë me Kinën para vitit 2022 përcaktoheshin kryesisht nga lidhjet ekonomike në rritje dhe ndërveprimet diplomatike edhe pse këto marrëdhënie herë pas here tensionoheshin nga çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe politikat e brendshme të Kinës. Suedia, e njohur për qëndrimin e saj të fortë ndaj të drejtave të njeriut, kritikoi hapur Kinën për çështje si trajtimi i disidentëve dhe situata në Tibet dhe Xinjiang. Këto kritika nuk u mirëpritën nga Kina kështu që Suedia  miratoi një pozicion që balanconte interesat e saj ekonomike me Kinën kundër shqetësimeve më të gjera për ndikimin në rritje të Kinës në çështjet ndërkombëtare.

Në anën tjetër marrëdhëniet e Finlandës me Kinën janë zhvilluar në mënyrë të qetë që nga në viti 1950. Nuk ka pasur skandale serioze diplomatike dhe ndërvarësi ekonomike dhe gjatë vitit 2020 Kina është shfaqur si partneri i pestë më i rëndësishëm tregtar i Finlandës.

Fjalët kyçe në mediat shtetërore kineze dhe ruse të përdorura në hulumtim

Në vitet e fundit të dy vendet, pra Rusia dhe Kina  kanë bashkuar gjithashtu forcat duke ndarë të njëjtat narrativa anti-perëndimore ku si shembull mund të marrim, vaksinat kundër COVID-19 dhe Rusinë – Lufta e Ukrainës.

Ndërsa Rusia dhe Kina ndajnë shqetësime për NATO-n, strategjitë e tyre të dallueshme gjeopolitike dhe marrëdhëniet dypalëshe me vendet evropiane ndikojnë në mënyrën se si ato formojnë dhe shpërndajnë narrativat.

/TheGeopost

Continue Reading

Previous: “Ka qenë aleatja më e besueshme me shekuj e Rusisë”, Putin vlerëson besnikërinë e Serbisë
Next: Djegia e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Kurti e quan akt terrorist dhe kërkon reagim ndërkombëtar

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan

The Geopost May 22, 2026
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit? 3 min read
  • Lajme

Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?

The Geopost May 4, 2026
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.