Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, grafiti që paralajmëroi sulmin terrorist 

The Geopost September 26, 2023 3 min read
Share the news

Dy ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, Policia e Kosovës kishte njoftuar se në Zveçan janë parë disa mbishkrime me motive të nxitjes së urrejtjes. Mbishkrimet në disa mure të shtëpive janë të njëjtat sikur ato që janë shfaqur ditë më parë: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Policia e ka raportuar këtë edhë në raportin 24 orësh.

“Njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur, në muret e disa shtëpive janë bërë disa mbi shkrime me motive të nxitjes së urrejtje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime”, thotë policia.

Ky slogan ka kohë që shfaqet në Serbi, por edhe në veri të Kosovës, rajon i banuar nga shumica etnike serbe.

Më 11 shtator, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është shfaqur në oborrin e Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut. Grafiti, i shkruar me shkronja cirilike, ishte ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Serbisë.

Që nga fundi i korrikut, grafite me mbishkrim të tillë janë shfaqur në Beograd dhe qytete të tjera në Serbi. Një grafit i tillë është parë në gushtë edhe në Banja Llukë të Bosnje e Hercegovinës.

Grafiti është krijuar nga tifozët e klubit të futbollit Crvena Zvezda, pas një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina më 26 korrik në Beograd.

Aty pjesëmarrës kishte qenë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte vlerësuar këtë veprim në ndeshje si thirrje për dhunë, ndërsa ka munguar reagimi i Beogradit zyrtar. Ndërkaq, zëvendëskryeministri Bislimi, po ashtu, ka deklaruar se Delije, tifozët e Zvezdës, “shpesh dërgojnë mesazhe që Vuçiq nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht”.

Mesazhi i grafitit është pjesë e një kënge popullore të kënduar nga mitropoliti Amfilohije i Kishës Ortodokse Serbe dhe peshkopi Atanasije.

Në shkurt të këtij viti, aktivistët e organizatës Iniciativa e të Rinjve për të Drejta të Njeriut dhe Asociacioni Krokodili, e ngjyrosën me të kuqe këtë grafit në Sheshin Slavija të Beogradit.

Mirëpo, ai është rikrijuar në atë vend, dhe disa vende tjera në Beograd.

Një ditë pas përleshjeve të armatosura në Banjskë, në Serbi është hapur debati se kush e armatosi dhe kush e dërgoi grupin kriminel të sulmojë policinë e Kosovës.

“Vuçiqit duhet t’i besohet se Serbia nuk ka asnjë lidhje me Banjskën – asgjë për të nuk është e leverdishme. Megjithatë, kjo nuk ka për t’i ndihmuar shumë. Serbia është peng i demagogjisë së presidentit të vet, nga e cila lindën edhe grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë””, shkruan në analizën e tij në të përjavshmen e Beogradit “Vreme”, Filip Shafrm. “Pas kaq shumë luftërash televizive, nxjerrjesh haubicash, serbizimi tabloidesh dhe trimërive të tjera boshe, ashiqare se vjen kostoja për t’i paguar. Çmimin më të lartë të kësaj politike, si dhe më parë, e paguajnë serbët në Kosovë.”/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Videoja tregon Putinin e shqetësuar me pantallona sportive – Yle publikon imazhe nga një udhëtim sekret në Finlandë
Next: Presidenti serb i kthehet Rusisë pas të shtënave në manastir mes tensioneve në rritje me Kosovën

BLLOFI I KORRIKUT: Zgjedhja e Vuçiqit mes rrezikut të humbjes tani dhe kolapsit më vonë 5 min read
  • Analiza

BLLOFI I KORRIKUT: Zgjedhja e Vuçiqit mes rrezikut të humbjes tani dhe kolapsit më vonë

The Geopost April 28, 2026
Raport: Polonia, objektivi kryesor i strategjisë hibride të Rusisë në Evropë 4 min read
  • Analiza

Raport: Polonia, objektivi kryesor i strategjisë hibride të Rusisë në Evropë

The Geopost April 28, 2026
A po lëviz BE-ja drejt një rendi pa veto – dhe pse kjo ka rëndësi? 5 min read
  • Analiza

A po lëviz BE-ja drejt një rendi pa veto – dhe pse kjo ka rëndësi?

The Geopost April 27, 2026
A po i vjen fundi regjimit të Vuçiqit në Serbi? 8 min read
  • Analiza

A po i vjen fundi regjimit të Vuçiqit në Serbi?

The Geopost April 27, 2026
Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike 7 min read
  • Analiza

Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike

The Geopost April 25, 2026
Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë 6 min read
  • Analiza

Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë

The Geopost April 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.