Bashkimi Evropian ka zgjatur edhe për gjashtë muaj të tjerë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë, tha Këshilli i 27 vendeve anëtare në një deklaratë të lëshuar më 20 korrik.
“Sot Këshilli vendosi të zgjasë masat kufizuese kundër disa sektorëve ekonomikë të Federatës Ruse me gjashtë muaj deri më 31 janar 2024”, thuhet në deklaratë.
“Këto sanksione, të prezantuara për herë të parë në vitin 2014 si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë për të destabilizuar situatën në Ukrainë, janë zgjeruar ndjeshëm që nga shkurti i vitit 2022 në përgjigje të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë./RFE/

Alarm në Britani: MI5 akuzon kompaninë kineze për financimin e akademikëve për qëllime spiunazhi
Rutte paralajmëron Rusinë: NATO-ja është gati t’iu përgjigjet sulmeve
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
NATO i përgjigjet paralajmërimit rus për Kaliningradin, dënon ‘retorikën bërthamore të papërgjegjshme’
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale