Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

The Guardian e quajti Vuçiqin një aleat  të Rusisë

The Geopost April 15, 2023 2 min read
Share the news
Presidenti serb thotë se vendi i tij nuk ka dhe nuk do t’i shesë asnjë armë Ukrainës, pasi një raport i Pentagonit i zbuluar thotë se Beogradi ka rënë dakord të furnizojë me armë Kievit, raportojnë mediat e huaja.

“Serbia nuk ka eksportuar armë në Ukrainë dhe nuk do ta bëjë këtë”, tha Aleksandar Vuçiç para gazetarëve të enjten, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Ai shtoi se shteti ballkanik, një aleat tradicional i Rusisë, nuk ka dhe nuk do të furnizojë me municion as Ukrainën dhe as Rusinë.

“Nuk ka asnjë letër që do të tregonte diçka të tillë.”

Reuters raportoi të mërkurën se dokumenti i klasifikuar i Pentagonit pretendon se Serbia “ka rënë dakord ose i ka dërguar tashmë armë Kievit”. Agjencia e lajmeve tha se nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e dokumentit.

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq i mohoi menjëherë akuzat, duke thënë se vendi i tij “nuk ka dhe nuk do t’i shesë asnjë armë as Ukrainës dhe as Rusisë”.

“Dikush padyshim po përpiqet ta tërheqë Serbinë në këtë konflikt, por ne vazhdimisht i përmbahemi politikës sonë,” tha ai në një deklaratë.

Raporti i Pentagonit i zbuluar është një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake dhe “ndihmë vdekjeprurëse”, sipas raporteve të mediave.

Përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi vend evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Megjithatë, vendi, i cili aspiron të anëtarësohet në BE, ka mbështetur disa rezoluta të OKB-së kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë./theguardian.com/

Continue Reading

Previous: Demostat: SHBA do të ndihmojë në përballjen me valën e dezinformatave në Ballkan
Next: Čanak: Vuçiq ka frikë se regjimi i Putinit do ta vrasë, prandaj e mban Vulin si kreun fiktiv të BIA-s

Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi 2 min read
  • Ballkan

Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi

The Geopost October 27, 2026
Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90 4 min read
  • Ballkan

Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90

The Geopost October 27, 2026
Përfaqësuesi i Listës Studentore në Serbi mohon gjenocidin në Srebrenicë, reagime pas deklaratave të tij 3 min read
  • Ballkan

Përfaqësuesi i Listës Studentore në Serbi mohon gjenocidin në Srebrenicë, reagime pas deklaratave të tij

The Geopost October 27, 2026
Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete 2 min read
  • Ballkan

Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

The Geopost October 27, 2026
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.