Stoltenberg, i cili vizitoi Uashingtonin këtë javë, postoi në Twitter të premten vonë se ai u takua me kryeministren finlandeze Sanna Marin dhe diskutoi “nevojën për të adresuar shqetësimet e Turqisë dhe për të ecur përpara” me aplikimet për anëtarësim finlandez dhe suedez.
Lufta e Rusisë në Ukrainë i shtyu vendet nordike të aplikonin për t’u anëtarësuar në NATO, por presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan akuzon Suedinë dhe Finlandën se mbështesin militantët kurdë të konsideruar nga Turqia si terroristë.
Stoltenberg tha se kishte një “telefonatë konstruktive” me Erdoganin, duke e quajtur Turqinë një “aleat të vlefshëm” dhe duke vlerësuar përpjekjet turke për të ndërmjetësuar një marrëveshje për të siguruar transportin e sigurt të furnizimeve me drithëra nga Ukraina në mes të mungesës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta.
Stoltenberg shkroi në Twitter se ai dhe Erdogan do të vazhdojnë dialogun e tyre, pa dhënë detaje.
Përpjekjet diplomatike të shefit të NATO-s erdhën përpara një mbledhjeje të zyrtarëve të lartë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia javën e ardhshme në Bruksel, ku ndodhet NATO, për të diskutuar kundërshtimin e Turqisë ndaj aplikimeve. /REL

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999