Uashingtoni ka rënë dakord që të furnizojë Ukrainën me një sistem të fuqishëm raketor. Megjithatë, fuqia e tij e plotë nuk do të jetë në dispozicion të Kievit.
Nuk është ende e qartë se sa të tillë do të dërgohen, por ky armatim do t’i fuqizojë dukshëm kapacitetet e Ukrainës në luftën kundër forcave pushtuese ruse.
Sistemi kërkon një ekuipazh prej tre personash, përfshirë një shofer, një gjuajtës dhe një komandant, të cilët ulen brenda kabinës së mjetit, derisa raketat lëshohen. HIMARS-ët janë të blinduar kundër predhave dhe armëve të vogla, por janë të lehtë për t’u transportuar me disa avionë.
Arma amerikane mund të lëshojë gjashtë raketa nga familja e predhave “MFOM”, me saktësi të mjaftueshme për të goditur një cak deri në 70 kilometra larg. Ajo është shumë më e saktë se lëshuesit sovjetikë të raketave, apo ata të prodhuar në Rusi.
HIMARS, gjithashtu, mund të gjuajë raketa taktike (shiko fotografinë sipër), 1.7 ton të rënda, me rreze veprimi deri në 310 kilometra. Por, Uashingtoni ka konfirmuar se këto raketa me rreze më të gjatë nuk do t’i ofrohen Kievit.
“Ne nuk do të dërgojmë në Ukrainë sisteme raketash që mund të godasin Rusinë”, ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden, më 30 maj.
Një ditë më vonë, ai ka konfirmuar se SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë “sisteme raketash dhe municione më të avancuara, që do t’iu mundësojnë [ukrainasve] të godasin më saktë objektivat” në vendin e tyre.
Raketat më të vogla MFOM, potencialisht, mund të arrijnë dhjetëra kilometra brenda Rusisë, por qendrat kryesore civile janë të paarritshme për to. Ukraina “e ka siguruar” Uashingtonin se raketat amerikane nuk do të lëshohen nga HIMARS, për të goditur objektiva brenda territorit rus. /REL

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike
Bisedimet në Abu Dhabi përfundojnë me plane për raundin tjetër – Zelensky e quan takimin ‘konstruktiv’
Trump thotë se gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA do të ndëshkohen – sytë sërish nga Vuçiqi