Një fotografi e vitit 2003 e Bagdadit që digjet pas një sulmi raketor është shpërndarë në një postim në Twitter nga llogaria e Misionit Rus në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Teksti në Twitter, megjithatë, i referohej ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në luftën e Kosovës më 1999.
Llogaria e verifikuar shpërndau foton më 24 mars së bashku me tekstin ku thuhej: “Më 24 mars 1999 NATO-ja e udhëhequr nga SHBA filloi aktin e saj të agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar kundër Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë, i cili zgjati 78 ditë”.
Fotografia e përdorur në tweet mund të shihet në imazhet e Getty me mbishkrimin, “Zjarre brenda dhe rreth Këshillit të Ministrave të Saddam Husseinit gjatë valës së parë të sulmeve në fazën “tronditje dhe frikë” të “Operacionit Çlirimi i Irakut”, më 21 mars, 2003 në Bagdad, Irak”.
Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe nga Shtetet e Bashkuara filloi në vitin 1999 dhe kishte për qëllim ndalimin e vrasjes dhe dëbimit të civilëve shqiptarë në Kosovë nga trupat e presidentit i cili është konsideruar si kasap i Ballkanit, Slobodan Millosheviq.
NATO filloi bombardimet më 24 mars dhe vazhdoi për 78 ditë derisa Millosheviqi ra dakord të tërhiqte forcat e tij nga Kosova dhe t’i jepte fund vrasjes së civilëve shqiptarë në një luftë kundër kryengritjes. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së.
Fotografia tregon ngjarje nga lufta e vitit 2003 në Irak. Nuk ka lidhje me fushatën e bombardimeve të NATO-s në Serbi të vitit 1999.

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999