Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka njoftuar se janë vrarë më shumë se 1,000 ushtarë rusë gjatë agresionit të Rusisë në vend.
Sipas medieve të vendit, Forcat Tokësore të Ukrainës kanë thënë se forcat ruse pësuan humbje të mëdha në rajonin Bilovodsk në Luhansk në lindje të Ukrainës.
Ndërkohë, televizioni ukrainas ka raportuar për automjetet ushtarake ukrainase që hyjnë në Kiev për të mbrojtur kryeqytetin.
Kryetari kryeqytetit Vitali Klitschko është shprehur se situata ka hyrë në një “fazë mbrojtëse” pasi gjërat janë përshkallëzuar në orën e fundit.
Ndryshe, Forcat e Ukrainës thonë se kanë rrëzuar 7 aeroplanë, 4 helikopterë dhe dhjetëra automjete ushtarake. /The Geopost/

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë